Lëvizja URA ka dalur nga pushteti lokal në Ulqin. Zyrtati i lartë i kësaj Lëvizje dhe njëheri nënkryetari në largim i Komunës së Ulqinit Safet Beci në një prononcim për Vijesti ka konfirmaur një gjë të tillë duke shtuar se qeverisja nuk funksionon, nuk largohen as ata nga përgjegjësitë e veta dhe se zgjedhjet e parakohëshme do të shërbenin për ndërprerjen e kësaj farse.
“Pushteti nuk funksionon, institucionet janë paralizuar, e çka është më e keqja nuk shoh që dikush merakoset rreth kësaj. Ndoshta kjo lloj situate, mbas të gjithave, na është bërë normale. Thjeshtë e pabesueshme! Për shkak të ambicieve personale dhe animozitetit të disa individëve e pëson tërë qyteti. Sidoqoftë, situata është shumë e keqe dhe nga ky vorbull duhet të dalim sa më parë. Kur bëhet fjalë konkretisht për URA-ën, në asnjë moment nuk ia zvogëlojmë vetes përgjegjësinë, para së gjithash për shkak se ia ofruam dorën atyre të cilët nuk meritojnë asgjë nga askush. Sa i përket neve, ne nuk jemi më pjesë e pushtetit aktual. Çdo gjë që do të bëjmë në periudhën e ardhshme do të jetë përkrahja teknike rreth votimit të vendimit për financim të përkohshëm i cili, të paktën shkurt, do të zhbllokojë procesin dhe do të jap frymëmarrje artificiale të punësuarve në komunë dhe ndërmarrje publike ku ajo është themelues”, tha Beci.