”Aktivistët e UDSH-së kanë marrë material ndërtimor nga kompania “Gradja Comerce” dhe e kanë shpërndarë në këmbim të votave, në kohën kur kryetari aktual i komunal Fatmir Gjeka ka qenë sekretar për financa i komunës së Ulqinit”, kështu risjellë në memorien e lexuesve gazeta e përditshme malazeze Dan në numrin e të së hënës me datë 11.1.2016.
Kjo e përditshme shton se bëhet fjalë 150 faktura të lëshuara nga kjo kompani, me vlerë 2000 -3000 euro. “Dan” ka dhënë edhe me emrat e personave që kanë marrë materialim nga “Gradja Comerce”.
Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka mohuar thëniet që para gjashtë viteve komuna ka paguar fatura me qëllim blerjen e votave.
“Faturat pas tre viteve janë vjetërsuar dhe nuk ka nevojë të ruhen. Këtu nuk kam asnjë lloj përgjegjësie. Si sekretar atëherë, unë nuk jam marrë me këto punë”, u shpreh Gjeka për “Dan” duke thënë se dyshon në besueshmërinë e dokumentacionit.