Genci-Nimanbegu-nik-gjeloshajGjukanoviq u ka deklaruar gazetarëve ditë më parë, pas takimit me kryeministrin e Maltës  Xhozef Muskat se ai personalisht e ka iniciuar votëbesimin ndaj qeverisë të cilën e udhëheq vet. Në lidhje me këtë ai ka shtuar se iniciativa për  votëbesimin qeverisë nuk është kalkulim dhe as përpjeke për krijimin e kushteve  për  tregti  politike.

Mbledhja rreth votbesimit të qeverisë së Malit të Zi të udhehqur nga Millo Gjukanoviq është paraparë që të mbahet me 25 janar të këtij viti.

Kohë më parë, Deputeti i Forcës së Re Demokratike  në Kuvendin e Malit të Zi Genci Nimanbegu pët të përditshmen DAN ka deklaruar se Forca do të votojë pro votëbesimit të Qeverisë së kryeministrit Millo Gjukanoviq.

Edhe deputeti tjetër shqiptar nga radhët e Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, sipas të gjitha gjasave do të votojë pro qeverisë së Gjukanoviqit por me kushin qe ”nëse ata ata na respektojnë si partnerë”.

Alternativa Shqiptare për votëbesimin ndaj qeverisë do të vendosi në kryesinë e partisë në kordinim me partnerin e koalicionit Partinë Demokratike të Fatmir Gjekës.
“Kur është fjala për votëbesimin ndaj qeverisë ne jemi shumë të relaksuar, sepse Alternativa Shqiptare nuk ka asnjë përfaqësues politikë në qeveri dhe asnjë marrëveshje koalicioni me partitë në pushtet, dhe në qoftë se SDP del nga qeveria, ne jemi të gatshëm që të jemi pjesë e një shumice të re, vetëm nëse na respektojnë si partnerë”- shprehet per cdm deputeti Nik Gjeloshaj.

 

By admini

One thought on “Gjukanoviqi inicon votbesimin ndaj qeverisë së tij, deputetet shqiptarë (nuk) e diskutojnë votën e tyre”
  1. Zoti Nik,
    Sa te zgjat Mandati. Perse nuk ndegjohet Bardhi.

Comments are closed.