feniks-ana-e-malit-finaleEkipi Feniks nga Kosova vazhdon me lojëra të bukura dhe rezultate pozitive. Kështu, mbrëmjen e së premtes kosovarët shkatërruan ekipin Ali Demi nga Tirana me rezultat të thellë 7:0 duke u shpallur finalisti i parë i turneut ndërkomebetar të futbollit Ulqini 2016. Djemtë e Feniks për asnjë moment nuk e vunë në dyshim fitoren dhe hapur tani kanë shpalosur kandidaturen për të qenë fitues i këtij turneu.

Ndryshe ndodhi ne ndeshjen e dytë gjysëmfinale në mes Anës së Malit dhe Podgoricës ku loja ishte më e ekuilibruar dhe me përmbysje të rezultatit. Në prani të rreth 1200 shikuesve që krijuan një ambient të bukur sportiv të parët që shënojnë janë mysafirët nga Podgorica por që në minutat në vazhdim ekipi i Anës së Malit arriti të kthejë rezultatin në favor të vet  për ta përmbyllur takimin me shifrat përfundimtare 5:2  në të mirë të Anës së Malit.

Të shtunen me fillim nga ora 20 do të jetë edhe finalja e madhe e këtij turneu ku takim kanë lënë Ana e Malit dhe Feniks.

Në mes të dy ndeshjeve gjysëmfinale u luajt ndeshja finale e moshave 2003/2004 ndërmjet skuadrave Meraja dhe Ana e Malit ku fitore bindëse shënuan njomcakët e Merajës duke u shpallur edhe kampion të këtij turneu.

Më poshtë mund të shikoni pak momente nga atmosfera e mbrëmshme në sallën e SH. F. Mareshali Tito në Ulqin.

https://www.youtube.com/watch?v=6237dC-5h5s&feature=youtu.be

https://www.youtube.com/watch?v=WukTSsBQW1M&feature=youtu.be

By admini