E përditshmja “Dan” e së shtunës njofton se Prokurorinë speciale ka formuar lënda për “rastin Shas”. Hetimi për këtë rast filloi në fillim të vitit 2014. Prej atëherë, me kërkesë të prokurorisë, nga Komuna e Ulqinit disa herë është kërkuar dokumentacioni shtesë i cili ka të bëjë me procesin e miratimit dhe sjelljes së vendimeve dhe planeve urbanistike në këtë zonë.
Në lidhje me këtë Ish kryetari i komunës së Ulqinit dhe lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu në një deklaratë për këtë gazetë nuk deshiroi të komentoi faktin që në Prokurorinë speciale është formuar lënda për “rastin Shas”.
“Nuk kam koment. Sa i përket meje, çdo gjë është e pastër si loti dhe nuk ka asgjë kontestuese”, tha Cungu.
Gazeta tjetër e përditshme Vijesti shkruan për rastin e dhënies me qira të Kino Bahces në Ranë, ku si pasojë prej vitit 2006 e deri më sot punon si klub nate, dhe për këtë prokuroria do të kërkojë informata edhe nga kryetariFatmir Gjeka.
Për këtë cështje drejtori i Qendrës për Kulturë Nail Draga, është dënuar një vit me kusht për shkelje të procedurës së tenderit gjatë dhënies së objektit me qira.Kjo gazetë shkruan se nga prokuroria kanë kërkuar numrin e lëndës së procesuar.