Turneu ndërkombetar i futbollit të vogël Ulqini 2016 uli siparin e vet në mënyrën më të bukur. Në një atmosferë të paharruar, në një lojë e cila dhuroi të gjitha ato që mund të jap një ndeshje futbolli dhe në një përmbyllje e të gjithë kësaj që gjatë do të diskutohet gjatë, ekipi i Anës së Malit arriti që të fiojë turneun Ulqini 2016.
Pas lojës së rregullt rezultati i takimit ishte 3:3 dhe ishin penalltitë ato që do caktonin fituesin e këtij turneu. Pas ekzekutimit të penallative më me fat ishin lojtarët e Anës së Malit çka bëri të fitojnë ndeshjen dhe krejt turneun.
Meritë për të gjithë këtë spektakël të dhuruar kanë edhe mysafirët e Feniksit nga Drenasi të cilët treguan futboll cilësor. Ekipi nga Drenasi ka arritur që të bëjë spektatorin për vehte falë lojës së vet.
Radhitja përfundimtare e këtij turneu është si më poshtë:
Vendi parë: Ana e Malit;
Vendi dytë: Feniks nga Drenasi;
Vendi tretë: Ali Demi nga Tirana;
Vendi i katërt: Podgorica
Golëshënuesi më i mirë i këtij aktiviteti u shpall Fati Mollabeqiri nga Cungu & Co, portieri më i mirë u shpall Arben Meqikukiq nga Ana e Malit kurse lojtari më i mirë i gjithë këtij turneu u shpall Meto Divanoviq po nga Ana e Malit.
Vlen të permendet edhe fituesi i kategorisë së moshave të reja 1999/2000 ku fitues doli Meraja që në finale ishte më e mirë se Kraja
Më poshtë mund të shikoni të plotë ekzekutimin e penaltive të ndeshjes finale Ana e Malit – Feniks si dhe atmosferen pas ndeshjes.
https://www.youtube.com/watch?v=ddPj4dM3STg&feature=youtu.be
https://www.youtube.com/watch?v=hmGbjS0_bsg&feature=youtu.be