feniks-nga-drenasi-kosoveNë turneun ndërkombëtar të futbollit Ulqini 2016 në finalen e madhe arritën Ana e Malit nga Ulqini dhe Feniks nga Drenasi. Pas lojës së rregullt rezultati ishte 3:3 dhe vetëm penalltitë bënë të mundur përcaktimin e fituesit. Pas ekzekutimit të penalltive Ana e Malit fitoi me rezultatin e përgjithshëm 6:5.

Por nga kjo humbje kanë mbetur të zhgënjyer mysafirët nga Drenasi, sidomos nga arbitrat e këtij takimi. Ekipi FC Feniks në një postim të tyre në faqen e vet drejtojnë gishtin ka arbitrat për referim tendecioz.
”Hijeshinë e këtij turneu e prishen referat malazez, tendencioz duke e bërë të pamundur fitoren e ekipit tonë. Lojtarëve tanë iu dasht që për fat te keq të luajnë edhe kundër referave të cilët siç duket nuk deshen tja dinë për sportin dhe futsallin”, kështu deklarojnë nga ky klub.

Ata përmendin edhe faktin e referimit dhe ekzekutimit të dy penalltive kundër tyre gjatë takimit.

Por, nga ky klub nuk harrojnë të falenderojnë publikun dhe sportdashësit që i mbësheten gjatë këtyre ditëve në këtë turne si dhe ekipin fitues.
”Gjithsesi ne i falenderojmë publikën dhe gjithë ata sportdashës per mbështetje sportive …. Urime edhe ekipit fitues dhe te gjithë atyre që ja mundesuan ta fitojnë këtë trofe!!!”, shprehen në fund nga ky klub.

By admini