Eleminimi i papritur i kandidatit kryesor pët titullin kampion të turneut ndërkombetar të futbollit të vogël Ulqini 2016 sikur e ka zbehur pak interesimin e shumë tifozëve për ndeshjet gjysëmfinale të planifikuara për sonte.
Dy ekipet nga Shqipëria, Vllaznia duke barazuar me Cungu & Co dhe Ali Demi duke e mundur minimialisht kanë bërë që ekipi i qytetit tonë ta përfundojë aventuren e vet në këtë turne edhe pse të gjithë e shihni këtë ekip si fitues i turneut.
Ekipi i vetëm nga Ulqini që ka hyrë në gjysëmfinale është ai i Anës së Malit. Pjesmarrja e Anës së Malit në këtë fazë ndoshta mund ta zbus pak zbehjen evidente për ndeshjet e mbetura, pas së cilave do të shpallet edhe ekipi më i mirë.
Ana e Malit me fillim nga ora 20 si kundërshtar në gjysëmfinale do të ketë ekipin e Podgoricës dhe gjasat për një rezultat pozitiv janë mjaft të mëdha.
Me fillim nga ora 18 do të zhvillohet ndeshja tjetër gjysëmfinale në mes skuadrave Ali Demi nga Shqipëria dhe Feniks nga Kosova.