Paralel me turneun ndërkombetar të futbollit të vogël Ulqini 2016 për të rritur është duke u zhvilluar edhe ai i moshave, përkatësisht i viteve të datëlindjeve 1999 e më të rinj dhe 2003 e më të rinj.
Por në një nga ndeshje gjysëmfinale të moshave 2003 e më të rinj, saktësisht në ndeshjen Senator -Ana e Malit e fituar nga fëmijët e Senator me rezultatin 2:0 duket se ka ardhur deri të një lëshim i vogël i organizatoreve. Ekipi nga Ana e Malit është ankuar se për ekipin kundrshtar kanë luajtur fëmijë të moshës më të madhe dhe që nuk ishin në ndeshjet e grupit.
Saktësish nuk kemi informacione se për cilën nga këto dy arsye të lartëpërmendura janë ankuar anamalasit e vegjël por në një informacion nga faqja Football Ana Malit mësohet se sonte ndeshja në fjalë do të përsëritet. Ndeshja e diskutuar, sipa të njëjtit informacion, do të luhet me fillim nga ora 17.