Ndeshja më e fortë e mbrëmjes së marte ka qenë ajo ndërmjet ekipit vendas Cungu & Co dhe Ali Demi nga Tirana. Ndeshja ka qenë ndër ndeshjet e rralla që është lufutar për çdo top dhe në të gjitha pjesët e fushës. Fitore minimale 1:0 arriti ekipi mysafir nga Tirana falë një penalltie. Duhet cekur se ekipi tiranas ishte i përforcuar me 3 lojtarë nga Kroacia të cilët ishin edhe më të mirët në fushë.
Duke e pranuar humbjen si pjesë të lojës, portieri i ekipit nga Ulqini Jakup Betuzi ka mbetur i dëshëruar me animin për ekipin mysafir të një pjesë të madhe të publikut.
”Jam i deshpruar me publikun ulqinak e sidomos të Anes së Malit që janë tifozeri kunder ekipit ulqinak”, kështu shprehet portieri Jakup Betuzi.
Betuzi shkon edhe më larg duke menduar se në të gjithë këtë mund të ketë pak edhe politikë.
”Nuk është sporti politikë”, përfundon Betuzi.