feniks-kosova-futbollTurneu ndërkombetar i futbollit të vogël Ulqini 2016 që po mbahet këto ditë në qytetin tonë ka hyrë në fazën përfundimtare dhe ndeshjet e këtyre netëve kanë qenë shumë të bukura dhe të ndjekura nga mijëra spektatorë.

Pjesmarrja e ekipeve nga Kosova dhe Shqipëria i ka dhënë një bukuri të rrallë këtij turneu gjë të cilën sportdashësit ulqinakë nuk e kishin shijuar më parë. Pikërisht nga këto dy vende, Shqipëria dhe Kosova vinë edhe dy ekipet të cilët deri tani kanë treguar futboll më të bukur. Duke mos vu në dyshim aspak cilësinë e ekipeve vendore Cungu & Co dhe Ana e Malit të përforcuar me lojtar nga qytetet tjera të Malit të Zi, ekipet Ali Demi nga Shqipëria dhe Feniks nga Kosova janë duke dhuruar lojra shumë të bukura dhe për këtë sikur janë duke i bërë tifozat për vehte.

Në këtë drejtim ekipi i Feniks nga Drenasi i Kosovës prin. Tifozat ulqinak mbajnë frymën dhe shpërthejnë në ndeshjet e këtij ekipi. Ekip i përbërë nga 10 lojtarë të cilësisë së njëjtë, me teknikë të admirueshme dhe përgaditje fizike për tu pasur zili, me aksione për të cilat krijohet përshtypja se i realizojnë me sy mbyllur pothuajse tani i kanë bërë për vehte tifozat ulqinakë. Ky ekip edhe sikur të kishte luajtur në qytetin e tyre nuk do të kishte pasur përkrahje të tillë siç janë duke e pasur në Ulqin.

Pa marrë parasysh se cili ekip do të fitojë Ulqini 2016, kosovarët kanë fituar zemrat e tifozave ulqinakë.

feniks-kosova-futboll

By admini