sina-kurti-nju-xhersi Turneu në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament 2015” në Nju Xhersi të SHBA-ve
NEW JERSEY : Kjo është përmbyllja dhe si më thënë “Ajo Qershia mbi Tortë” përfundimi me sukses i turneut në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në Nju Xhersi të SHBA-ve, i organizuar nga “Qendra kulturore shqiptaro-amerikane”  -Fondi përbashkët shqiptar – FPSH, ku morën pjesë 24 skuadra me futbollistë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.

Sport, traditë dhe kulturë vetëm kuq e zi – ditën e Krishtlindjeve, dhe në prag të Vitit të Ri, nga shqiptarët e Amerikës, mund të jetë përshkrimi më real i këtij evenimenti mbarkombëtar, të cilin e organizoi për të shtatin vit me rradhë komuniteti shqiptar, respektivisht mërgata strugane në Amerikë, pasi përveç garës sportive, në këtë eveniment madhështor, u kërcye dhe u këndua vallja dhe kënga shqipe vetëm kuq e zi.

Në foto me fituesin e Kupës së Turneut në futboll të vogël “Vllaznimi Soccer Tournament 2015” në Nju Xhersi të SHBA-ve, futbollistin e Ana e Malit, Edmond Kurti, duke percjell një pjesë të emocioneve nga Ana e Malit në SHBA, mes shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike.

Ky aktivitet shembullor u përcoll me kujdes nga mediat shqiptare në SHBA por edhe nga ato në vendlindje.

Gazeta Illyria, BotaSot, televizioni Alsat-M dhe ShenjaTV në Maqedoni, portalet Almakos, Strugalajm, Drini.mk etj, i dhanë hapsirën e duhur këtij organizimi të shkëlqyeshëm i cili vitin e ardhshëm do të jetë edhe më madhështor, të paktën kështu kan premtuar në fund të kësaj veprimtarie organizatori – i cili patjetër duhet përgëzuar për këtë aktivitet dhe meriton një kup të veçantë nga të gjithë shqiptarët e Amerikës./B.S/

sina-kurti-nju-xhersi

By admini