Në Katërkollë të Anës së Malit u temelua këshilli i Socialdemokrateve të Malit të Zi. Në mbledhjen e mbajtur para disa ditëve si kryetar i tij këshilli u caktua Arsim Cuca, ish kryetar i PSD të Ranko Krivokapiqit parti e të cili tashmë është ndarë në dy të tilla.
Kryetari i sapozgjedhur Cuca ka falenderuar të pranishmit pë besimin e dhënë, transmeton cdm, duke shtuar se Ana e Malit gjithmonë ka qenë bastion për socialdemokratet e vertet të cilët cdo herë kanë ditur të dallojnë të rëndësishmen nga e parëndësishmja.