Ulqini Online uron të gjithë besimtarëve e konfesionit katolik me rastin e Festës së madhe të Krishtlindjeve.
Gezuar.
Me poshte po percjellim urimet e subjekteve politike per kete feste.
Urimi i Kryetarit te Komunes se Ulqinit
Kryetari I Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka uron besimtarët e krishterë për Festën e Krishtlindjes. Në një mesazh drejtuar besimtarëve ,Arqipeshkvit të Tivarit Monsinjor Imzot, Zef Gashi dhe të gjithë klerikëve Kryetari Gjeka përcjell urimin e tij për paqe, lumturi e begati.“Në këtë ditë të shenjtë, Ju shpreh urimet e mia më të përzemërta! Paci fat, mbarësi , gëzim dhe lumturi thuhet ne mesazhin e tij
Urim për Krishtlindje i KKSH-se
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik ju uroj gëzuar Krishtlindjet.
Të nderuar besimtar, të nderuar shqiptar kudo që ndodheni, festat janë një rast i shkelqyer, për të bërë vizita të ndërsjallta, për të përcjellur dashuri, respekt, e unitet ndër shqiptarët e të gjitha besimeve, uroj që kjo traditë të vazhdoj përgjithmonë.
Edhe njëher,
Gëzuar dhe për shumë mot!
Me respekt,
Kryetari i Këshillit
Genci Nimanbegu
Urimi i FORCES SE E RE DEMOKRATIKE
MESAZH URIMI ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJEVE
Në emrin e Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik u dërgojmë urimet më të përzemërta me rastin e Festës së madhe të Krishtlindjeve.
Le të shërbejë kjo festë për të ngritur ndjenjat dhe tolerancën në mes njerëzve, për të treguar se ne si shqiptarë kemi vlera dhe virtyte të larta shoqërore, dhe se jetojmë në paqe e harmoni me njëri tjetrin pavarsisht nga përkatësia fetare.
Urojmë që kjo festë të begatojë zemrat tuaja, dhe të sjell bekim dhe shëndet në familjet e të gjithëve.
Gëzuar dhe për shumë mot!
Kryetari Nazif Cungu
Urimi i UDSH-sw
Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Unioni Demokratik i Shqiptarëve i përgëzon të gjithë besimtarët Katolik, duke iu uruar shëndet të mirë, gëzime familjare dhe lumturi në jetë.
Kjo festë le të na shërbejë në forcimin e dashurisë për njeri-tjetrin dhe kultivimin e tolerancës, si vlerë e demokracisë për ne dhe brezat qe do të vijnë, për më shumë paqe, bashkjetesë e harmoni që gjithë sëbashku ti gëzojmë festat e njëri-tjetrit pavarsisht nga përkatësia fetare.
Andaj, le të jetë kjo festë e bashkimit dhe tolerancës në mes njerëzve, festë e pajtimit dhe qetësimit shpirtëror.
Gëzuar festën e Krishtlindjes !
Shërbimi informativ të UDSH-së
Urimi i Këshillit komunal te URA-se Ulqin
” Këshilli komunal URA Ulqin ju uron Krishtlindjen të gjithë besimtareve katolik me fjalën e vjetër-tradicionale; urime dhe për shumë mot Kërshëndellat, duke ju dëshiruar që të keni duresë dhe ta edukoni syrin, veshin, gojën e zemrës. Me të cilën gjë do të ndërtoni urat e thyera dhe rrugët e prishura, për një të ardhme më të bukur dhe më fatlume. Ju bekoftë, i Madhi Zot! Paçi begati dhe një Vit të Mbarë!!!”