KrajaAli Gjeçbritaj:
Katë poezi nga përmbledhja “NATA ME HËNË” botuar më 2014 nga libraria “ARTI” Ulqin

NATA ME HËNË

Atje lartë në qiell
Hëna shëndritë
Me yje rrethuar
Natës i jep dritë

Hënë o Hënë pse më soditë
Ç’të kam bërë sonte unë ty
Më le të qetë në qefin tim
Shih punën tënde atje n’perendim

Mos trego se më ke parë
Nesër ti një orë më vonë
Në qiell ke me dalë
Më e vogël do jesh vallë

NJERËZ NË UDHËKRYQ

Në oborr kemi humbur rrugën
S’po e gjejmë dot
Ta na shpije në shtëpinë tonë

O zot në qiell
Që nga lart na shikon
Shpëtoi njrëzit e gjakut tim
Që  kanë humbur udhën

Në udhëkryqet e jetës
Kemi humbur drejtimin
Kalojmë në dritë të kuqe
E blerta na ka ikur nga sytë

NË MALIN E SHENJTË

Në Rumi shqiponjat
Hedhin vallën e madhe
Në truallin e bjeshkës
Kullosin drenushat
Me dhëmbin e sutës
Nëndaja ime dikur
Ma stolisi xhaketën
Në Brisk nën Rumi
Prehet nëndaja Hanë
Kurrë se ka njohur
Gjuhën e sotit
Që tregon
Shtigjet e Rumisë
Gurët në majë
Rënkojnë nga llamarina
Mjekrrat e murme
Ndjellin fatkeqësi
Kurrë s’ka qenë
Pelerina e zezë në Rumi
Atje  ka diell e freski
Ag e borë
Rumia Cukalin
Përshendet me dorë

KRAJA

Kraja karajfile shet me okë e blen me kile
Vijn këtu e marrin vota,
Kush me shporta e kush me kosha
Nga  Tivari e nga Ulqini
Thonë Tivari është si ari e Ulqini si florini
I shitem votat me pare
Katër vjetë s’bënë asgjë fare
Si s’na u mush kryet me mend
Tash sa vjetë nuk po zamë vend
U shitem për asnji send
Mirë e dijmë se na bëjnë me hile
Kraja jonë karajfile shet me okë e blen me kile.

By admini

One thought on ““Kraja karajfile shet me okë e blen me kile””
  1. me te vertet njashtu isht gjithmon kena kjen per tjert e vet nu dim ku jena ja ki qillue njashtu kan than edhe heret

Comments are closed.