BRONX NY: Festivali i 25 -të, vjetor mbarë shqiptar për çerek shekulli këndoi dhe vallëzoi vetëm Shqip. Festa më e madhe shqiptare, në Amerikë, me këngët, vallet, kostumet folklorike shumëngjyrshe dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, vjen nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, dhe konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë.
Festivali gjithëshqiptar! është dita kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim me një kultur të pasur që sjell visari ynë popullor nga të gjitha trevat.
Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora – këto ishin ngjyrat e pikturës folklorike, që pamë gjatë çerek shekulli në skenën e festavlit : Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë. Festivali ky që organizohet për të njëzetë e pesë herë, nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”.
Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen gjatë muajit nëntor në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, New Yorku, mbrëm për 5 orë rradhë u zhvillua edhe festival që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.
Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë, të shoqëruar nga orkestra “Alba”, me drejtues maestro Edmond Xhanin me pigmentet e muzikës “pikturuan” me ngjyrat më të bukura të kulturës tonë para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, Festivalin e XXV-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3500 vetë, nga zona e “Tre Shtetshit”.
Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi e tjer..
Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës, Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, Ansambli Rugova i Nju Jorkut,, grupi Kenga e Vallja Shqiptare e Valbona Çoba, Ansambli Bashkimi nga Bostoni me koregraf Bashkim Braho, Studentët e Montclair State University, me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hyseni.
Dhe, supriza e festivalit me një performancë të mrekullueshme erdhi edhe vendlidnja jonë me Ansamblin “Ana e Malit” nga Ulqini i ftuar nderi i festavlit shqiptar në Amerikë.
Ndër pjesëmarrësit ishin kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, me bashkëshorten Nikoleta, dhe anëtarët e kryesisë Zef Balaj dhe Zef Përndocaj, si edhe shumë presonalitete, veprimtar dhe lider të komunitetit, afaristë, gazetar, artistë, muzikantë dhe studnetë e stduente.
Asambleisiti i parë shqiptar në Asamblenë e Nju Jorkut, zoti Mark Gjonaj, i cili në përshëndetjen e Festivalit Shqiptar të XXV, tha se “ky festival për çerek shekulli prezantoi folklorin e bukur shqiptarë, duke u bërë një urë lidhje e fortë me Shqipërinë e të gjitha trevat dhe që në diasporë, që të ruhet muzika, vallja dhe kënga shqiptare në Amerikë”.
Asamblesiti Gjonaj, solli edhe lajmin ogurmirë se New Yorku – ka miratuar një fond 2 milion dollar për Qendrën Kulturore Shqiptare, në Nju Jork.
Hapjen dhe udhëheqjen e Festivalit të XXV-të, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Dr. Dritan Dragu nga Detroiti dhe Nichole Zagreda nga Nju Jorku: me sipasrin se saj se sot do të “Kumbojnë fuqishëm dashuria e malli për atdhe, lartësohen e shkëlqejnë ndërgjegja dhe krenaria kombëtare”.
Në skenën e festivali dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 30 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.
Ndërsa përshëndetja tradicionale, dhe bekimi i festivalit erdhi edhe kësaj rradhe nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, i cili ndër të tjera tha se është nder dhe knaqësi të ju përshëndes e të ju them mirësevini në Festivalin e 25 Shqiptar organizuar nga Qendra Nëna Tereze e Kishës Katolike Shqiptare – Zoja e Shkodrës, në Hartsdale , Nju Jork.
“Para 25 vjetëve , kujtoj në fjalën e tij Popaj, Festivali, filloi me nji grupë të vogël njerëzish të talentuar dhe që gradualisht vit pas viti erdhën duke e rritur numërin e argëtuesve dhe pjesëmarrsve, dhe pikërisht për këtë ne të gjithë themi Faleminderes Zotit, që festivali vazhdon dhe ne sot kemi mbi 3 mijë vetë “
Kemi argëtues nga të gjitha trevat shqiptare brenda dhe jashtë torjeve tona etnike, çka e bënë edhe më interesant është se shumica janë të rinjë e të reja që dalin në skenë dhe vallëzojnë e këndojnë shqip megjithse kan lindur në Amerikë, tha kryefamullitari, Dom Pjetër Popaj.
Me këtë rast si një nga organizatorët kryesore të këtij festivali Popaj, dha një faleminderim të posaçëm për Komisionin organizativë, që si u shpreh ai me një dedikim të jashtëzakonshëm – talentet e dalluara e skarifica të panumërta kanë bërë, që ky festival të dalë më me sukses për 25 vite me radhë, pa u ndërpre, përfundoi famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj.
Festivalin kushtuar 25 vjetorit të krijimit të saj, e hapi grupi folklorik me solist Shabn Lajçi dhe Fran Shala me pjesën “Festivalet Tona”, dhe këngën e vogëlushes 4 vjeçare Nora Ivezaj, “Jam Malësore Jam Shqiptare “ – ndjekur nga “Kënga jonë e Parë”, nga grupi i Kishës, dhe “Vallja e Bilbilit” Lulet e Festivalit nga Grupi Rozafa me Agelina Nikaj.
– Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, pranë Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali,” i cili është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali, erdhi në skenën e këtij festivalit me një valle, me koreografen Joli Paparisto e kampionin i kik-boksit, Adrian Hadarbeaj .
Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, edhe kësaj radhe erdhi në këtë festival me “Valle me motive Çame” koreografia nga Bashkim Braho, ashtu si këngëtaria e njohur Entela Illiriani që i këndoi magjisë së këngës së Çamërisë.
Në pjesën e dytë këngët e vallet me motive patriotike entusiasmuan jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit , me zërin e tyre dhe motivin patriotik, duke krjiuar një atmosferë mjaft emocionante, të shoqëruar vazhdimisht me duartrokitje të zjarrta .
Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini – e sollën në këtë festival Grupi Ana e Malit, i cili kishte ardhur enkas për këtë festival .
Ansambli Ana e Malit nga Ulqini u dallua për repertorin e tyre të pasur burimor nga kjo krahinë, kurse studentët e Montclair State University, të cilët dolën në skenë me një performance shumë të suksesshëme, drejtuar nga profesorët e tyre Merita Halili dhe Raif Hysenii- ishte dhe grupi që mori më shumë duartroktitje.
Këngë të vjetra Arbëreshe, solli në skenën e festivalit shqiptar solisti i talentuar, baritoni i njohur Ergin Oda dhe flautistja e talentuar Lule Bllata, kruse në piano luajti Lek Salihu.
Ndërkohë, këngëtarët, Agim Gerbeshi, Lujeta Pëllumbi, Luigj Tinaj, Ylli Sufaj Pëllumb Nacaj, Indrit Milika, Besjana Kërtusha, Anilda Jaupllari, Franc Pali, Sead Asllani, vëlla e motër Buja, i “ranë” mes përmes Shqipërisë, Kosovës, dhe trojeve shqiptare, me këngë popullore, me një kolazh të pasur burimor me motive nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut, Arbëria, dhe Çamëria.
Festivali i Këngës dhe Valles Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Është, një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 25 edicione, duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.
Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, është padyshim një ndër evenimentet më të mëdha kulturor, që mbahet në diasporë, dhe, tregonë më shumë se çdo gjë, se: në komunitetin shqiptar në Amerikë, shqiptarët janë njerëz të apasionuar, cilët, dinë të respektojnë dhe e paraqitin folklorin autentik kombëtar shqiptar, edhe në një largësi kaq tejet oqeanike, nga vend-lindja e tyre. Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare në Nju Jork, është një pasuri e madhe dhe një famë e madhe, për gjithë folklorin e bukur shqipëtar. Pikërisht, kjo i bënë shqiptarët në Amerikë, të dallojn nga popujt e tjerë këtu(SHBA) me këtë manifestim të madh kulturoro-artisitk.
Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare, në Nju Jork, ka bërë traditë dhe është një prej aktiviteteve të komunitetit shqiptar më të vlershëm, që mund t’i japin dinamizëm e gjallërimin e jetës kulturo – artistike kombëtare shqiptare, këtu në SHBA-s. Asgjë tjetër nuk mund të bashkojë njerëzit kaq shumë, ashtu siç i bashkojnë e lidhin vallet tona dinamike, këngët e bukura dhe melodit e ëmbëla të folklorit të blirant shqiptar nga të gjitha trojet Etnike, prej nga Shqiperia, Kosova, Plave, Gucie e Ulqini, Presheva, Bujanovci e Medvegja, Tetova, Gostivari, Struga, Kumanova, Dibra, Çamëria e tërë Diaspora.
Në këtë këndëvështrim, është me shumë rëndësi të ceket, se me këtë Festival – lidhet edhe Historiku i famullisë ” Zoja Shkodrës”. I cili, është e nevojëshme së pari të japim një përshkrim të të dy enteve që i paraprinë asaj: Qëndrës Katolike Shqiptaro – Amerikane ” Zoja e Këshillit të Mirë”, e themeluar nga i ndjeri Msgr. Zef Oroshi, në 1969, dhe Qendrës Katolike Shqiptare “Shën Pjetri e Pali” , e themeluar nga i ndjeri Dom Lazër Sheldia, në 1973. Si rezultat i bashkimit të tyre, u formua ajo që sot, është krenaria jonë – Kisha Katolike Shqiptare: “Zoja e Shkodrës”.
Për këtë, është e rëndësishme të theksohet, se gjatë gjithë historisë të të dy qendrave, si dhe gjatë ndërtimit të kishës, përveqse shërbimeve fetare, meshtarët dhe Këshilli i Kishës i dhanë rëndësi të veçantë ruajtjes së gjuhës, kulturës, folklorit dhe traditave të mira shqiptare. Kohë pas kohe u organizuan seminare kulturore e festivale folklorike. Festivali Folklorik i këngës, valles dhe melodisë shqiptare, u bë një ent kulturor, për të cilin, ka shkruara mjaft favorëshëm edhe gazeta e famëshme amerikane “The New York Times”. Prej pesmëdhjetvjetësh me rradhë ky manifestim kulturor, vazhdon ende të tubojë mbarë komunitetin shqiptar, pa dallim feje – apo ideologjije.
Festivali Shqiptarë, i sherben ruajtjes dhe kultivimit të muzikës, këngës e valles popullore tek shqiptarët e Amerikës, Folklori shqiptar po tregon, si ai është shpirti artistik i kombit tonë, ngjizur në rrjedhën e shekujve si pashaporta e tij etnike. Ai karakterizohet nga këto tri veçori” Lashtësia, unitetit dhe diversiteti”.