Vellezerit-Zaga-shka-ana-malitPlaga e mërgimit është njëra nga shumë ato që shqiptarët i ndjekë gjatë gjithë historisë së tyre. Të pakta janë atë familje shqiptare në vendlindje në Ulqin por edhe në përgjithësi ku jetojnë shqiptarët  që nuk kanë së paku një të afërt të tyre në mërgim. Të paktë janë ato vëllezër apo motra që nuk kanë një të tillë në mërgim.

I tillë është edhe rasti i vëllezërve Ruzhdi dhe Ilmadi Zaga nga Ana e Malit e Ulqinit. Vëllezerit Zaga që në ditët e fëmijërisësë tyre janë marrë me muzikë në mënyrë amatore ku instrumenti i preferuar i tyre ishte çiftelia.

Por, viteve të 90-ta, njëri nga ta, Ruzhdiu, detyrohet të marrë rrugën e kurbetit për të vazhduar jetën e tij në SHBA ku jeton, vepron dhe punon edhe sot. Vëllau tjetër Ilmadiu jeton dhe vepron në Anë të Malit të Ulqinit.

SHKA ”Ana e Malit” këto ditë është duke qendruar për disa paraqitje në SHBA dhe me këtë rast si pjesë e këtij grupi janë edhe vëllezërit Zaga. Mbrëmje e së shtunës  ata në kuadër të grupit të tyre u paraqiten denjësisht me një pikë ku pas së cilës morën edhe duartrokitje të të pranishmeve.

Kësaj radhe ishte kënga ajo  që ribashkoi vellëzerit në pasionin e tyre të shumë viteve më parë po pse jo edhe të tanishëm.

 

By admini