Deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj nuk do ja lëshojë vendin kreut të LD në MZ Mehmet Bardhit, pasi ajo nuk është paraparë në marrëveshjen e koalicionit, ka mësuar Vijesti nga një burim brenda koalicionit shqiptar.
Bashkëbiseduesi i Vijestit nga koalicioni shqiptar ka thënë se Bardhit me marrëveshje i takon gjysma e të hollave të cilat koalicioni i merr nga buxheti, gjersa Ash dhe Partia demokratike do të ndanin mandatin e deputetit.
Vetë Gjeloshaj nuk ka dashur të komentoj thëniet e Bardhit.
Poashtu gjatë ditës së premte rreth kësaj teme është deklaruar përsëri vetë Mehmet Bardhi për Analitika duke thënë se qendron pas deklaratës së tij duke shtuar se Gjeloshaj vet nuk ka deklaruar se nuk do ta lëshojë vendin. /Ulqini Online/