Deputetet e partive shqiptare në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Nikë Gjeloshaj kanë ngritur padi penale kundër “Informer CG” për shkak të teksteve ofenduese që kjo gazetë ka shkrua për popullin shqiptarë.
Te dy deputet në konferencë për shtyp kanë deklaruar se është ngritur padi gjithashtu edhe për kryeredaktorin e “Informer CG” dhe dy gazetarët autor të këtij teksti.
“Titujt e tekstit janë ofenduese. Padinë e kemi nënshkruar ne të dy si deputet, liderët e partive shqiptare në Mal të Zi, Kyetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, Kryetari i Forcës Nazif Cungu, Kryetari i Iniciativës Qytetare dhe Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, por konsiderojeni që përfaqësojmë 40 mijë shqiptarë në Mal të Zi dhe shumë shqiptarë në diasporë, të cilët i ka ofenduar ajo gazetë. Prokurori ka patur kohën e mjaftueshme nga 16 tetori të reagojë, por një gjë të tillë nuk e ka bërë” është shprehur Nimanbegu, shkruan Vijesti.
Përfaqësuesi i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka deklaruar se ka pritur që organet shteterore të reagojnë duke ngritur padinë penale kundër “Informer CG” por kjo gjë nuk ka ndodhur.
“Kemi pritur që dikush nga koleget tonë deputet të reagojë, për arsye se teksti i atij tabloidi ka përhapur urrejtje ndaj një kombi, por kjo mungoj. Për këtë arsye kemi filluar këtë poces” është shprehur Gjeloshaj.