Me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Partsë Demokratike, z. Fatmir Gjeka u ka dërguar telegram urimi: Presidentit, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Në telegram urimin e z. Gjeka thuhet:
Partia Demokratike
Kryetari Fatmir Gjeka
Ulqin
Krytarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta
Telegram urimi
I nderuari z. Kryetar i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë, ju përgëzoj Ju, të gjithë deputetët e Parlamentit të Shqipërisë e përmes jush të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, si dhe gjithë diasporën shqiptare.
Pas shumë sakrificave dhe vuajtjeve të mëdha shekuj me radhë, më 28 Nëntor 1912 erdhi dita e shumëpritur për ne shqiptarët, Dita e Pavarësisë. Sot, pas 102 vitesh i kujtojmë, nderojmë e rrespektojmë të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre për pavarësinë e vendit të shqipeve. Kujtojmë, nderojmë e rrespektojmë djersën, gjakun dhe mendjet e ndritura të atdhetarëve që sollën Pavarësinë.
Sot, shqiptarët janë më afër Europës së bashkuar, por më e rëndësishme, ne jemi më afër njëri – tjetrit, jemi më të bashkuar se kurrë.
Të bashkuar duhet të jemi gjithmonë. Të bashkuar do të jemi gjithmonë.
Gëzuar.
Ulqin, më 27 Nëntor 2014 Kryetari i Partisë Demokratike
Fatmir Gjeka