Propozim vendimi për emërtimin e rrugëve në teritorin e komunës së Ulqinit i cili pritet të jetë në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të paralajmëruar me datën 15.06.2015 (të hënën) nuk është pritur aspak mirë nga Partia popullore e Socialisteve, gjegjësisht këshilli komunal i saj në Ulqin.
”Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës – PD, Forca dhe URA, me ndihmën e disa partive opozitare në Komisionin për emerimin e rrugëve dhe sheshëve, kanë qëllim që të fshijnë histrorinë antifashiste të Ulqinit. Për ata 26 nëntori 1880 dhe 26 nëntori 1944 janë data të okupimit malazez të kësaj treve, dhe jo data të lirisë”, kështu thuhet ndër të tjerave në kumtesen për opinion të kësaj partie, tranmsetojnë mediat malazeze.
Kjo parti tregon se kanë informatat rreth këtij propozimi dhe, sipas tyre, ”në atë listë ka edhe emra të xhelatëve”.
”Rrjedhimisht, propozimi për emrin e rrugës, përveç të qënit i paligjshëm, ne mendojmë se ai është në thelb shovinist dhe manipulues”, arsyetojnë nga kjo parti.
Emertimi i rrugëve duket se do ti bashkojë edhe njëherë parititë shqiptare në kuvendin e Ulqinit të paralajmëruar për ditën e hënë.
Ne bote akuzojne shqiptaret qe ende perkrahin komunizmin: nuk ndrrojne emrat e shkollave ” Josip Broz Tito”, “25 Maj”, “Bratstvo i Jedinstvo”.