Në një debat në Kuvendin e Malit të Zi në mes të dy deputeteve shqiptarë, Luigj shkrela nga DPS dhe Genci Nimanbegu nga Forca, u debatua edhe për një çështje që shpesh është temë e bisedimeve në qarqe politike por jo vetëm. Deputeti Genci Nimanbegu i dha përgjigje deputetit Shkrela por edhe të gjithë të tjerëvë se cilët janë përfitimiet e tija nga ushtrimi i disa posteve.
”Unë e ushtroj detyrën në Këshillin Kombetar Shqiptar vullnetarisht”, kështu u shpreh Nimanbegu duke shtuar se edhe në pozitën e nënkryetarit të Forcës nuk merr meditje.
”Mjaft më rreth kësaj”, përfundoi Nimanbegu rreth ksaj teme.
Tema për të cilën bisedohej në Kuvendin e Malit të Zi kishte të bënte me mënyrën e zgjedhjes së drejtorëve dhe këshillave drejtues nëpër shkolla fillore dhe të mesme.