Gjeka-boga-gjoniDiaspora do të përkrahë gjithmonë projektet në vendlindje
Kryetari i Ulqinit Z.Fatmir Gjeka dhe Shefi i kabinetit Mr. Met Gjoni pritën bashkëvendasin tonë Z. Caf Boga i cili jeton dhe vepron prej dekadash në SHBA.
Kryetari Gjeka , edhe njeherë i shprehu falenderime dhe mirënjohje diasporës tonë për angazhimin e saj, në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Nënshkrimin e Memorandumit me Ministrinë e arsimit, Komunën e Ulqinit dhe Diasporën për ndërtimin e shkollës në Sukubinë ai e cilesoi si fillim te bashkëpunimit , që do të pasojë edhe me projekte të tjere, njofton kabinet i kryetarit të komunës së Ulqinit.

Z.Gjeka edhe me këtë rast i bëri thirje disporës për të investuar në vendlindje dhe paralajmëroi takime më të shpeshta me ta , ku do të jetë e kycur dhe Ambasada e SHBA –së në Podgoricë.

Nderkaq Z. Caf Boga i cili në komunitetin tonë në SHBA shquhet për angazhim këmbëngulës dhe që ka dhënë një ndihmesë të konsiderueshme në realizimin e projekteve në Shqipëri, Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët , nëpërmes Fondit Shqiptaro-Amerikan, theksoi se dispora jonë eshtë e gatshme që përherë të ndihmojë vendlindjen.
Intensifikimin e takimeve dhe Ditët e diasporës të paralajmëruar nga Kryetari i Komunës , ai i cilësoi si një hap i qëlluar për të përshpejtuar të tjerë projekte. Sipas tij investimet ne fusha të ndryshme do te mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë tanë , cfarë është dhe synimi i strukturave udheheqëse komunale.
Duke vlerësuar punën e pushtetit vendorë , të partnerëve të koalicionit Z. Boga theksoi rëndësinë e kordinimit të përbashkët dhe kontakte sa me të shpeshta mes palëve.

Gjeka-boga-gjoni

By admini