Nazir-cunguSiç mëson e përditshmja DN nga burime jozyrtare, në Ulqin janë zhvilluar bisedime në mes liderit të Forcës  Nazif Cungu dhe anëtarëve të DPS-së, që do çonin në formimin e një shumice të re në komunën e Ulqinit në të cilën do të kishte vend edhe për DPS.

Cungu tha se sa i përket qeverisjes lokale në koalicionin e tanishëm ka pakënaqësi për shkak të vonesave të shumta në zhvillimin e komunës dhe mungesës së koordinimit të qëndrimeve brenda koalicionit.
“Kryetari i komunës, Fatmir Gjeka ka lejuar që një komision, të cili ai e ka formuar,”ta kalojë” ndërtimin e ashensorit  në qytetin e Vjetër.
Këtë vendim e ka sjellur edhe përkundër kërkesës sonë për të qenë vigjilent në përcaktimin e lokacionit për ashensor. Ai e mori vendimin nën presion nga anëtarët e SDP-së. Në mënyrë që koalicioni të vazhdojë bashkëpunimin, kryetari i komunës duhet të tërheqë këtë vendim, i cili ishte i paligjshëm, prish hapësirën dhe është kundër vullnetit të qytetareve”, ka thënë Cungu.

Kryetari i Këshillit Komunal të DPS Lora Nrekiq më parë ka njoftuar se partia e tij mund të marrë pushtetin në Ulqin.

By admini

One thought on “Cungu: Gjeka të anulojë vendimin për ashensor nëse dëshiron që koalicioni të vazhdojë”
  1. As dreqi nuk e kupton. Fatmir Gjeka vepron nen presionon e SDP kurse Forca do lidh kolicion me DPS. Keta po bejne gara kush e kenaq me tepr DPS .

Comments are closed.