Edi-Rama-dhe-Hashim-ThaçiKryetari i komunës së Beranes Dragoslav Shqekiq në një deklaratë për të përditshmen Pobjeda ka treguar se iniciativa për shpalljen e presidentit serb Tomisllav Nikoliq si qytetar nderi i kësaj komune është serioze dhe se vendimi do të merret në ditët në vazhdim pas konsultimevebrenda organeve partiake të SNP-së.

Kryetari Shqekiq thote së kjo iniciativë nuk është homologe me rastin e komunës së Ulqinit dhe se nuk ka qëllim prishjen e konceptit qytetar të komunës së Beranes.

Komuna e Ulqinit në ditën e saj para disa kohëve ka shpallur qytetar nderi dy zyrtarë të lartë të politikës shqiptare, kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe zv.kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin.

By admini