Menaxheri i komunës së Ulqinit Omer Bajraktari është zgjedhur mbrëmë kryetari i Këshillit Komunëa të Lëvizjes qytetare URA në komunën e Ulqinit.
Poashtu mbrëmë janë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit komunal të këtij subjekti në komunën e Ulqinit, transmetojnë mediat elektronike malazeze.
Këshillin komunal të kësaj lëvizjeje në komunën e Ulqinit e përbëjnë: Dritan Abazoviq, Omer Bajraktari, Safet Beci, Sasha Pođanin, Amil Grboviq, Arben Dervishaga, Kaltrina Meqikukiq, Simo Dediq, Xhenan Mavriq, Taulant Kraja, Nevruz Shaptafi, Aida Lika, Jenuz Abazoviq, Gazmir Halimehmeti, Nenad Bogojeviq, Enis Katana, Baro Vukoviq, Afrim Gjoni dhe Ilir Harasani.