Ministria e arsimit të Malit të Zi ditë më parë ka dalur me një deklaratë për media në lidhje me suksesin e maturantëve nga provimi i lëndës Gjuhe shqipe e letersi i cili provim jepet si ekstern.
Nga kjo deklaratë mësohet se provimi është kaluar me sukses nga 316 nxënës shqiptarë që shprehur në përqindje korespondon me numrin 87,3%.
Po nga i njëjti burim mësohet se nga lënda e Gjuhë shqipe e letersi është zvogëluar ndjeshëm numri i notave negative duke u pasqyruar në një rritje të suksesit të nxënësve. Në vitin 2013 numri i nxënësve me sukses negativ ka qenë shumë i madh, 20,83%.
Ditë e kaluara maturantët u janë nënshtruar provimeve tjera të maturës.