Ullinjë nuk do të ketë edhe këtë vit në komunën e Ulqinit, por kultivuesit e ullirit janë më shumë të shqetësuar në lidhje me atë se në gjirin e Valdanosit nuk do të vjelin as edhe një kokërr ulliri.
Në rreth një milion metra katrore, me rreth 18 mijë ullinjë edhe në këtë vjeshtë nuk do të ketë vjelje të ullinjëve.
Eksperet mendojnë se kjo është një humbje e madhe jo vetëm për komunën e Ulqinit, e cila ka rreth 130 mijë pemë, por edhe për të gjithë vendin, shkruan Dan.
Kryetari i Shoqatës së ullishtarëve të Ulqinit Fikret Katana ka deklaruar se ullishta në gjirin më të bukur të mesdheut është në gjendje shumë të keqe dhe se nga organet gjegjëse nuk kanë marrë as edhe një pergjigje edhe përkundër shumë apeleve që ullinjtë të shpëtohen.
”Nuk e di se në interesin e kujt është e gjithë kjo, posaçarisht kut dihet se se ullinjtë e e Vladanosit janë shumë të vjetra, disa edhe rreth dy mijë vjeçare”, deklaron Katana.