Shqipëria ka treguar një lojë të shkëlqyer në ndeshjen e sotme miqësore, Shqipëri – Francë të zhvilluar në Elbasan Arena, duke arritur të fitojë me rezultat 1-0.
Goli i parë dhe i vetëm i ndeshjes është shënuar në minutën e 43-të nga Ergys Kaçe, i cili shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.
Gjatë gjithë ndeshjes, futbollistët e kombëtares shqiptare kanë patur epërsi në lojë ndërsa vlen të përmenden edhe disa mbrojtje teë jashtëzakonshme të portierit Etrit Berisha.
Në anën tjetër, përfaqësuesja e Francës përveç pjesës së fundit të pjesës së parë, nuk ka arritur të tregojë lojë ndërsa gjatë ndeshjes kanë tentuar disa herë të shënojnë përmes gjuajtjeve nga largësia.
Gjatë ndeshjes, trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, kreu 6 zëvendësime. Nga fusha e lojës dolen Lila, Roshi, Basha, Lenjani, Kaçe, Cikalleshi ndersa u futen Memushaj, Rama, Sadiku, Balaj, Fejzullahu dhe Lilaj. /albeu.com/