Hajrullah Hajdari

Ditë më parë MONSTAT-i (Drejtoria për Statistikë e Malit të Zi) shpalli rrezultatet e regjistrimit të popullsisë në Mal të Zi, i krzer në dhjetor të vitit 2023.

Qëllimi i regjistrimit të popullsisë është sigurimi i shënimeve për numrin e përgjithshëm dhe shtrirjen territoriale të popullsisë, përgatitjen arsimore, rrjedhat e migracionit, gjendjen social-ekonomike e këtu në Mal të Zi edhe të përkatësisë nacionale, fetare e gjuhësore, në nivel shtetëror, komunal dhe të vendbanimëve. Regjistrimi është kryer në formën tradicionale, me metodën e intervistës. Duhet shtuar se sipa metodologjisë për organizimin dhe zbatimin e regjistrimit qytetari nuk ka qenë i obliguar të përgjigjet në pyetjet mbi përkatësinë nacionale, fetare dhe gjuhës amtare. Këtë mundësi e kanë shfrytëzuar 4,87% të popullsisë për përkatësinë nacionale dhe etnike, 3,99% për gjuhën amtare ndërsa 2,61% për përkatësinë fetare. Përveç autoriteteve shtetërore, një pjesë të të dhënave do të mund t’i përdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare, për përpilim të raporteve të ndryshme.

  • Regjistrimi ishte më shumë politikë se sa numrim real i banorëve

Shënimet statistikore të dala nga regjistrimi i vitit 2023, si edhe të çdo regjistrimi, ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, e nga njëherë përdorën edhe për qëllime të tjera që mund të kenë pasoja negative për territorin apo komunitetin e caktuar. Prandaj, sidomos për pakicat regjistrimi i popullsisë është më tepër se numrim sepse ato shpeshherë janë thelbësore për veprim, vendimmarrje e bashkërendim të halleve qytetare.

Duke analizuar rrethanat politike të kohës së zbatimit të regjistrimit të popullsisë, shtyrjen e afatit, përzierjen e Kishës Ortodokse Serbe me ndikim në shprehjen e lirë të identitetit kombëtar dhe gjuhësor, presionet e ndryshme ndaj pakicave me ndikim direkt në deklarimin dallues ndërmjet kombit dhe gjuhës amtare, mund të konstatojmë se ky regjistrim i popullsisë ka qenë më shumë politik se sa real, pra ka qenë më shumë se domëthënja dhe vlera apsulute e numrit.    

  • Rrezultate zhgënjyese për shqiptarët

Rezultatet e regjistrimit për shqiptarët në Mal të Zi në kuptimin e perspektivës së këtij komuniteti kombëtar janë zhgenjyese, ose janë aq të mira sa ia kemi bërë hyzmetin! 

Sipas rezultateve të regjistrimit në Mal të Zi jetojnë jo më shumë se 30.978 shqiptarë ose 4,97% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011 numri i shqiptarëve në Mal të Zi për 12 vjet është rritur vetëm për 539 shqiptarë – 0,06%., ose 45 banorë në vit! Pa analizuar arsyet e kësaj gjendjeje dëshpruese, sepse mund të ketë shumë të tilla, mund të themi se “çka kemi mbjellë kemi korrë”! Ky regjistrim nxjerrë edhe një fakt tjetër dëshprues për shqiptarët.  Në Mal të Zi jetojnë 32.725 (5,25%) qytetarë gjuha amtare e të cilëve është gjuha shqipe, pra 1.747 qytetarë flasin shqip ndërsa kombëtarisht deklarohen joshqiptar. Ky rezultat është minimalisht më i favorshëm numerikisht së në vitin 2011 kur 2.232 qytetarë, pra 485 më shumë, deklaruan se gjuhën amtare e kanë gjuhën shqipe por nuk na ishin të kombësisë shqiptare. Për të tjetërët qesharake, përbuzje ndërsa për shqiptarët mjerim në kuptimin e plotë të fjalës. Por kur ne shqiptarët  dëshirojmë ta ngushllojmë apo arsyetojmë sadopak veten atëherë arsyen e kërkojmë të politika asimiluese malazeze dhe presioneve të ndryshme ndaj shqiptarëve në këto troje në 146 vitet e kaluara nën sundimin e tyre. Dhe kjo është e vërtetë, por nuk është arsyeja e vetme. Duhet të pranojmë se asaj pjese të popullsisë shqiptare i mungon ndërgjegjia dhe vetëdia kombëtare ashtu si këto cilësi i mugojnë edhe intelegjencës dhe politikës shqiptare në përgjithësi.

  • Mungesë e ndërgjegjës dhe vetëdies kombëtare

Sa u përket komunave gjendja më e favorshme paraqitet në Ulqin ku shqiptarët përbëjnë 73,53% të numrit të përgjithshëm të popullsisë, pra kemi një rritje të prej 1002 ose për 7,11% në krahasim me 2011. Në komunën e Tivarit 1919 banorë janë deklaruar si shqiptar ose 596 më pak se në vitin 2011, në komunën e Tuzit 8119 ose 62,55 % janë deklaruar shqiptarë, në komunën e Plavës 853 ose 9,43% janë deklaruar shqiptar, në komunën e Gucisë 1352 ose 34,38% dhe në Rozhajë 1176 ose 5,07%, pra 18 shqiptarë më shumë se në vitin 2011. Ndërkaq, gjuhën shqipe e flasin: në Ulqin 15233 banorë, 74,28% ose 155 më shumë se banorët që janë deklaruar me kombësi që janë shqiptarë e që paraqet një përmirësim prrej 1,02% në krahasim me 2011,  në Tivar 2030 ose 111 më shumë se që janë deklaruar shqiptarë, në Guci  1343 ose vetëm 9 banorë gjuhën amtare e kanë shqipen por nuk e konsiderojnë veteë shqiptarë, në Plavë kemi një rast të çuditshëm sepse 95 qytetarë që janë deklaruar si shqiptarë gjuha e tyre amtare nuk është gjuha shqipe, në Rozhajë janë 1176 shqiptarë por gjuhën shqipe si gjuhë amtare e kanë vetëm 1006 ose 170  banorë janë shqiptarë por gjuha e tyre amtare nuk është gjuha shqipe.

Shënimet e prezentuara tregojnë se edhe pas 146 viteve, një numër i caktuar i shqiptarëve (839) kanë dilemma me përkatësin e tyre kombëtare. Gjuha është një ndër elementet kryesore të kombit çka do të thotë se është e patolerueshme të jesh përfaqësues i një kombi ndërsa gjuha amtare të jetë e ndryshme nga kombësia.

Duke kuptuar të kaluarën tonë të hidhur nën sundimin e Malit të Zi, presionet e ushtruara që reflektohen në frikë, lakminë për privilegjet e ofruara e çka është më e rënda ndalimi i arsimimit në gjuhën amtare, mendoj se sigurisht kanë luajtur rrol negative në koshiencën, ndërgjegjën dhe vetëdien kombëtare, por në asnjë mënyrë nuk arsyetohet deklarimi dallues ndërmjet kombit dhe gjuhës amtare sidomos pas vitit 1990. Mungesa e ndërgjegjës dhe vedijës kombëtare për këtë pjesë të popullsisë shqiptare, në mënyrë indirekte është përgjegjësi, së pari e sistemit politik shtetëror dhe së dyti e intelegjencës, partive politike shqiptare dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, të cilët nuk kanë shfrytëzuar mundësinë që iu ofron politike për senzibilizimin apo edukimin kombëtar të asaj popullate që akoma nuk e ka të qartë nocionin komb dhe kombësi, pra s’kanë bërë gjë në këtë drejtim.

Megjithate çdo gjë nuk është tërësisht e zezë. Numri i banorëve që nuk dallojnë kombin dhe gjuhën amtare në disa komuna është në rënje. Në komunën e Ulqinit 155 qytetar janë shprehur se gjuha e tyre amtare është gjuha shqipe ndërsa me kombësi nuk janë shqiptarë, por ky numër është për 121 më i vogël se në vitin 2011, e të njëjtin trend e kemi edhe në komunën e Tivarit ku në   krahasim me vitin 2011, 122 qytetarë më pak kanë dekluarur ndryshe kombësinë e ndryshe gjuhën amtare. Por në këtë regjistrim, sidomos në komunën e Plavës, Gucisë, Rozhajës dhe Tuzit kemi një dukuri të re sepse numri i banorëve  që gjuhën shqipe e kanë gjuhë amtare është më i vogël se i banorëve që janë deklarur  se me kombësi janë shqiptarë, pra janë shqiptarë por gjuha e tyre është boshnjakishtja, malazezishtja apo ndonjë gjuhë tjetër. Dy skaje apo fenomene diametralisht të kundërta dhe të pakuptimta të cilat duhet analizuar dhe studiuar

Duhet shpresuar se nga shënimet e paraqitura politika shqiptare, institucionet, Këshilli Kombëtar dhe intelektualët shqiptarë do të nxjerrin mësimin e duhur dhe do të angazhohën më shumë për ngritjen e ndërgjegjës dhe vetëdies kombëtare të munguar.

By admini