Shoqata “Ora” do të organizojë të dielën, më 27 tetor 2024, edicionin e 3-të të Turit çiklistik “Dritan Kurti”. Prandaj ftojmë të gjithë adhuruesit e biçikletës dhe të çiklizmit që të na bashkëngjiten.
E diel, më 27 tetor 2024
Vendnisja – Sukubinë (Pusi Mas Oborrit)
Disa të dhëna rreth itinerarit
Nga Sukubina në drejtim të rrugës për Bore (distanca 2.0km, rrugë e rrafshët)
Nga udhëkryqi Shtodër – Bore deri tek udhëkryqi Shtodër – Shas (distanca 2.0km, ngjitje) (Kujdes gjatë zbritjes nga Suka e Çunit!)
Nga udhëkryqi Shtodër – Shas deri te Vreshtat e Shtodrit te Lumi Buna (distanca 2.5km, 600m rrugë jo e asfaltuar; rrugë e rrafshët)
Nga Vreshtat e Shtodrit deri te liqeni i Shasit (distanca 5.0km, rrugë e rrafshët)
Nga liqeni i Shasit deri tek udhëkryqi Shtodër – Bore (distanca 2.5km, rrugë e rrafshët)
Nga udhëkryqi Shtodër – Shas deri tek udhëkryqi Bore – Sukubinë (distanca 2.0km, rrugë e rrafshët) (Kujdes gjatë zbritjes nga Suka e Çunit!)
Nga udhëkryqi Bore – Sukubinë deri në Sukubinë (Pusi mas Oborrit), ku edhe përfundon turi (distanca 2.0km)
Distanca e përgjithshme e turit është rreth 18 km.
Kohëzgjatja rreth 2.5 orë.
Turi është i lehtë, mund të marrin pjesë të gjitha moshat dhe mund të përdoret çfarëdolloj biçiklete.
Për qëllim të organizimit, të interesuarit për pjesëmarrje le të paraqiten në nr. e tel. 067 494 681 dhe 067 527 685.