Foto: bar.info

N.Z ka mbetur e plagosur në një aksident trafiku që ka ndodhur në ora 11:45 në rrugën kryesore Tivar – Ulqin (në mes të dy tuneleve) (26) nga Ulqini, e cila është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit për ndihmë mjekësore.

“Në aksident është përfshirë një mjet pune special, një vinç, marka ‘Iveko’, me numër regjistrimi lokal, me drejtues shtetasin A.N. (56) nga Pançeva. E plagosura ka qenë duke vozitur veturën ‘Golf V plus’ me targa të Ulqinit, njofton policia për Bar Info, transmeton Ulqini Online.

Në vendngjarje ndodhen ekipet e Shërbimit Emergjent dhe Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Trafiku në atë seksion është i ndërprerë.

By admini

Leave a Reply