Ilustrim: Pixabay

Nga Hajro Ulqinaku*

EMRA, FJALË BURIMORE SHQIPE

PESHQIT: Arava, bukurina, batarraca, rançi, gjanca, grua, gjeli i detit, korba, qefulli: (baltaku, cumrra, gush-taku, veshari, rrufak (rrufel), gurci (gurcaku, gura-caku), majuku, vjeshtuku), lojba, pastra, shojza, fle-ta, gjuhca, kapaku, shkatrra, pllumi, lemçja, molla (luci) etj.
GJONJA, PESHKIMI; Gjonja, peshkadorja, flluga (felluga, felluka), njica, shkujka, shikusi, rrmuqi, netu’ (me), armatina, armatisë (me), çarmatisë (me), druni, kalimere, – ja, kariqi, cakonjce (cekonjca), plumçja, plumçi, kash (koshi), koci, pinari, fushnja, prita, boli (bojli), putarga, pjekë, lëshue (me e) putargën, shamadori, vistra, njica, vistra, qillu’ (me), qillofshi! etj.
BARKA, ARMIZHAM; Anij/e –a, barkatari, barku’ (me u), zbarku’ (me u), armizha, Mendreqi, gadina, hekuri, shkurru’ (me) pandulla, kastu’ (me u) – (me u gastu’), kalluma, sulltina, spoli, heqja, shkarmi, peshkoni, peshku’ (me), morrac (murrrac – murric), arraxha, kotërr – kotrra, shilinza, shillajza (shllajza), shtenju’ (me), tajitë (me), (me) lidhë (barkën) etj.

EMRAT E HUAZUAR NË SHQIPE
Italiane: Ame, hame, barka, rrjeta, ankora, ankoru’ (me u), korba (brinjë e barkës, fllugës), pajolla, bastoni, kapidan, kaluni, kuverta, lesho, rrombi (rrombaçi), orada, barbuni, delfini, mrina, lokarda, sardela, rraxha, cima, pallamari, moli, timoni etj.
Turke ; Gjemxhi, levrek, ganxha, lonxha, limani, bashi, kiçi.
Arabishte; Kallafat, kallafatu (me), karruba.
Greke: Tratka (gr. trata), spiranca, kalamari.
Spanjishte: Trapadari, ostropi.
Huazuar nga gjuha kroate, malazeze
Mrezha, mrazica, gllavoç, zubac, zubica, lignje, bokfa, inçun, skele.
Huazuar nga ulqinakishtja te malazezët vendorë
Kubla, cumrra, gushtak, veshar, Mandraq.

REZYME
Duke lexuar emrat, shprehjet, termat detare në këtë listë, fare lehtë hetohet fondi autokton i shqipes së ulqinakëve.
Prof. dr. i nderuar David Luka, me të drejtë përmend shembujt: det, pellg, va-u… anije; ballas-tama-ja, fllugë, kallume, shtrezë, pajuer, liboi, ballastama-ja; shkujkë.
‘Po ta kishte pasur në dorë në atë kohë E. Çabej librin e z. Ulqinaku, do ta kishte shumë më lehtë t’i jepte përgjigje G. Waigandit’, konstaton leksikologu i respektuar

T’i radhisim këtu edhe disa emra, shprehje, terma që kanë shpjegim vetëm me gjuhën autoktone, burimore:
Peshqit: bukurina, rançi, cumrra, gushtaku, veshari, lemçe etj.
Gjonja: shikusi, shkujka, rrmuqi, kalimere, cakonjce, pinari, (me) hedhë tratkën etj.
Barka, armizha: kotërr, gadina, spoli, murrac, (me) peshkon – peshkue, (me) hedhë gadinën etj.
Barbarizma ka ulqinakishtja, ashtu si çdo gjuhë e Mediteranit, sepse ulqinakët kanë qenë tregtarë të mëdhenj, lundrues të guximshëm që kanë rrahur limanet më të rëndësishme të kohës: në Adriatik: Raguzha, Fiume, Trieshtë, Venedik, por ata morën edhe detet e Mesdheut: Stambolla, Skendrie, Tara-bulluz e deri në brigjet spanjolle dhe, komunikimi, sigurisht, ka qenë në gjuhët e vendeve.
Dominojnë emrat, shprehjet, termat inaliane: barka, sandalli, rrjeta, ankora, pajolla, kaluni, orada, barbuni, cima, pallamari etj.
Nga turqishtja hetohen: gjemxhi, levrek, bashi, kiçi, limani, lonxha etj.
Nga arabishtja janë: karruba e kallafati edhe ndonjë tjetër.
Huazuara nga greqishtja janë: tratka, spiranca, kallamari etj.
Ndërsa nga spanjishtja janë: trapadari, ostropi.
Bien në sy sllavizmat që kanë hyrë përmes kroatishtes dhe gjuhës së malazezëve vendorë: mrezha, mrazica, gllavoç, zubac, zubica, bokfa, inçun.
Veçanti interesante janë huazimet nga ulqinakishtja te malazezët vendorë: kubla, cumrra, gushtak, veshar etj.

Për të ardhur keq është moskomunikimi ndërshqiptar, prandaj edhe: emrat, shprehjet, termat, fjalori më i saktë, më i plotë shqip, na mungon.
Ulqinakët, peshkatarët e detarët i rezistuan stu-hive të detit dhe të kohëve, e ruajtën leksikun autokton shqiptar, ulqinakisht.
Peshqit i kanë emrat shqip.
(Nga: Peshqit e detit tonë (glosar i iktiologjisë) , IAP, Prishtinë, 2024)..

/*Marrë nga Koha Javore/

By admini