Hajrullah Hajdari

Nga Hajrullah Hajdari

GjUHA E PËRDORUR E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI NË KOMUNIKIM ME NJËRA TJETRËN – GJUHË E URREJTJËS DHE ZHGËNJIM

Centralizimi i pushteti lokal në Mal të Zi, nisi që në vitin 1992. Centralizimi, në ecjen e tij, u shndërrue në instrument të duhur për përcaktimin e strategjisë zhvillimore të komunave të caktuara. Si rrjedhojë komuna e Ulqinit, me popullsi shumicë shqiptare ishte dhe mbeti komuna më pak e zhvilluar në të gjitha sferat e jetës, përkundër resurseve natyrore që Zoti ia ka dhënë. Vendbanimet tjera shqiptare, sigurisht se patën fatin e Ulqinit, madje shkalla e zhvillimit të tyre është dukshëm nën mesatarën zhvillimore të Malit të Zi.

  • “Veshët e shurdhër” për kërkesat për decentralizimi i pushtetit lokal

Decentralizimi i administrimit lokal në Mal të Zi ka qenë kërkesë e shqiptare pothuajse që nga vitet e para të pluralizmit politik, kur ekzistonte vetëm një parti politike shqiptare, por siç është e ditur ka hasur në “veshë të shurdhër” i mbyllur fort me çelsin politik anishqiptarë. Nuk ndihmuan as aleancat politike të shqiptarëve në Mal të Zi me partitë në pushtet (nga viti 1998 e këndej), as kontributi i shqiptarëve në vitin 2006, por siç duket as pjesëmarrja e shqiptarëve në qeveri!

Mësova, rastësisht, se në agjendën e Qeverisë tani është në procedurë Projekt Ligji për Vetëqeverisjen Locale, fakt që më gëzoi. Por si mësova për këtë project ligj?! Çuditërisht jo ndryshe, por nëpërmjet gjuhës së urrejtjes të përfaqësuesëve shqiptarë në Qeveri e Parlament!  Kjo tregon edhe njëherë se bashkëpunimi i partive shqiptare për bashkërenditjen e kërkesave kryesore të qenies shqiptare është në nivel të ultë dhe besoj në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Pra, vazhdojmë me avazin e vjetër, ndaj tashmë është e qartë se as kjo klasë politike nuk po arrinë dot të vendoset mbi interest vetjake të partive politike, e rrjedhimisht të individëve të caktuar! “Përçaj e sundo” është parrulla më frytëdhënse e politikës malazeze kundrejt shqiptarëve që nga 1878 deri me sot, ndërsa shqiptarët këtë petë po e përpijnë pa mëshirë, duke vepruar sipas thënjes:”Le të me cofë lopa mua, port ë coftë edhe lopa jote”. E kjo nuk na çon asgjekundi!.Me thënë të drejtën, me ndërrimin e “sundimtarit” dhe krijimit të qeverisë së re kamë pritur ndryshime të mëdha, veçanërisht në planin e zhvillimit ekonomik. Por si do të shohim më poshtë pritshmëria u shndërrua në zhgenjim.

Projektligji për Vvetëqeverisjen Locale nëse miratohet, sipas mendimit tim modest, është vetëm një përpjekje drejt deceentralizimit të pushtetit lokal dhe asgjë më shumë. Do të jetë kështu sepse “lëshimet” e bëra në favor të decentralizimit janë minimale në krahasim me interest e shqiptarëve në Mal të Zi e po ashtu edhe me nivelin e vetëqeverisjes locale në Evropë. Edhe me kët ligj vjelja e të ardhurave nga veprimtarit ekonomike, që kanë ndikim kryesor në zhvillimin e njësisë vetëqeverisëse locale, mbesin të centralizuara. Nuk dua të besoj se ministri i Ministrisë së Administrtës Publike z. Marash Dukaj, nuk ka njohuri për mënyrën e shpërmndarjes së të ardhurave të realizuara në njësitë lokale, për “çelsin” që ka ndikim vendimtarë në zhvillimin gjithëpërfshirës të një njësie administrative locale. Lidhur më këtë fakt, po ashtu besoj se ministrit i është e njohur përcaktimi i kufirit të zonës detare në bregdetin e Ulqinit, që është krejtësisht ndryshe në krahasim me komunat tjera bregdetare. Pa baraza ekonomike nuk ka as baraza politike, prandaj mos e hiqni vëmëndjen nga ndikimi i këtij faktori të rëndësishëm zhvillimor. Kompetencat e komunave, nesër qyteteve, në lëmin e arsimit janë nul, nuk kanë asnjë ndikim në hartimin e plan-programëve mësimore dhe nivelin e pjesëmarrjes së njësive mësimore me karakter kombëtar. Edhe sipas projktligjit të ri, kadasra dhe drejtoria e të ardhurave shoqërore mbesin të centralizuara. Megjithatë, kjo përpjekje e Ministrisë dhe ministrit shqiptarë duhet të përkrahet sepse “më mirë pak se aspak” apo” më mire vonë se kurrë”! Por, të gjitha ndryshimet, jo vetëm të këtij ligji, duhet të kordinohen, të diskutohen, sidomos prapavija e funksionimit dhe ndikimit shoqëror dhe politik.

Nga deklaratat në shtyp të deputetit Ilir Çapuni dhe ministrit Dukaj na rezulton se problem kryesor i këtij ligji është pamundësia e komunës së Ulqinit të fitojë statusin “qytet”, si kuptim administrativ dhe përfitimet politike të njërit nga ata. Nuk është se kam shumë njohuri për këtë çështje por mendoj se statusi “qytet” në kushtet ekonomike dhe demokrafike në Mal të Zi është tërësisht politik, nuk ka arsyeshmëri ekonomike dhe nuk e besoj se një nga “qytetet” e ardhshme ka ndonjë elaborate të arsyeshmërisë ekonomike për të merituar këtë avancim. Në rajon ka shumë pak raste të tilla dhe aty ku ka është vëndosur dyshkallshmëria e qeverisjes dhe vendosjes, natyrisht për shkak të shtrirjes territorial dhe numrit të banorëve. Merreni me mend një komunë me 14.000 banorë që shtrihet në një sipërfaqe prej 46 km.katror, fiton statusin e qytetit?! Apsurd politik, s’ka mundësi tjetër!

  • Kompetencat administrative të termit “qytet” – të pakta dhe zhgënjyese

Neni 40 i propozim ligjit për vetëqeverisjen locale parashikon që qyteti përveç kompetencave që ka komuna do të kreyj edhe veprimtarinë në fushën e edukimit parashkollor, kujdesit shëndetësor parësor, planifikimit hapësinor, të kujdesit social, në përputhje me ligjet e veçanta. Pra e gjitha çka na sjell decentralizimi është se qyteti paska të drejtë të themeloj një çerdhe të fëmijëve, një shtëpi shendeti (kush do të financojë veprimtarinë?) dhe planifikimin hapësinor, pa theksuar në cilin nivel. Kjo e fundit është sigurisht poyitive dhe e rëndësishme, porë niveli i kompetencave përseri varët nga vullneti i pushtetit.

Kushtet për fitimin e statusit “qytet” përcaktohen me rregullorën e qeverisë për llogoritjen e indeksit zhvillimor, bazuar në Ligjin për Zhvillimin rajonal.Rregullorja ka përcaktuar pesë (5) tregues për caktimin e nivelit zhvillimor të komunave: 1.shkalla e papunësisë – 15%, 2.të ardhurat për banorë – 25%,3. të ardhurat buxhetore për banorë – 15%, 4.shkalla e rritjes së popullsisë -25%, 5.shkalla e arsimimit – 20%. Për llogoritjen e këtyre treguesëve shfrytëzohen shënimet e tri vjetëve të fundit.

Në bazë të dhënave të Qeverisë të Malit të Zi theksuar në Strategjinë e zhvillimit rajonal 2023-2027, po japim disa shënime për indeksin zhvillimor dhe të konkurencës për periudhën 2015-2017 dhe 2019 – 2021:

             I INDEKSI ZHVILLIMORINDEXI I KONKURENCËS
                    /   2019-2021    /   2016-2018   2019-2021    /      2015 -2017
KOMUNA%Vendi%Vendi%Vendi%Vendi 
Ulqini79,111483,4711104,810108,6  9 
Bjelo Pole71,151664,7817  95,313  89,415 
Mojkovci77,481573,4815  72,2021  90,314 

Nga shënimet e dhëna shihet se Ulqini është në shkallën e zhvillimit mbi 75% të mesatarës shtetërore dhe është në shoqërinë e komunave me shkallë të zhvillimit prej 75-100%, që është I mjaftueshëm për fitimin e statusit “qytet”. Në aspektin e konkurencës Ulqini është mbi mesatarën shtetërore. Po ashtu vrejmë se Ulqini ka rënje në zhvillim ekonomik afër 4% ndërsa Mojkovci ka rritje për 4% e Bjelo Pole për 5%.. Kjo zoti deputet dhe ministër është fytyra e qeverisë dhe zhvillimit të barabartë ekonomik dhe kjo është ajo që duhet t’na brengosë, qytetarët dhe politikanët shqiptarë. Me qëllim nuk shfrytëzova për krahasim komunat bregdetar sepse “asgjë e re”. Është politikë e trasuar 150 vjeçare në dëmë të zhvillimit ekonomik, kulturor e arsimor të shqiptarëve në Mal të Zi, dhe kjo është për t’u brengosë?! Po cili kriter i mungon Ulqinit? Infrastruktura, investimet e huaja….. E pra as kjo qeveri nuk solli në Ulqin asnjë investim kapital më rëndësi që do të ndikonte në përmirësimin e treguesve ekonomik ( investimet në infrastrukturën komunale janë të vitit 2012). 

  • Jo gjuhës së urrejtjes, por bashkëpunim e bashkërendim të kërkesave shqiptare

Them me të drejtë se Ilir Çapuni e shprehë më të drejtë brengosjen e tij dhe ulqinakëve për statusin administrative të komunës së Ulqinit, mbase para kohës së duhur. Nuk e kam ndërmend ta mbrojë Ilirin, sepse ai ska nevojë për mbeshtetjen time, ka referencat e veta. Reagimi i juaj, zoti ministër, në atë mënyrë dhe shprehja e mllefit, pa dhënë shpjegime të duhura e profesionale, madje pa bërë një analizë nuk i shërbën të mirës, mbase mund të ketë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga kjo çështje shumë më rëndësi për ulqinakët dhe shiptarët në përgjithësi, që nuk dua ta besoj.

Ulqinit dhe as shqiptarëve të tjerë në Mal të Zi nuk ju duhen deklaratat populiste e kontraverse nga njëherë, siç nuk na duhen as deklaratat e ngutshme pa analiza të duhura. Jemi mësuar dhe jemi stërngopur nga deklaratat e tipit “sa të jemi  ne…(Forumi Shqiptarë apo Aleanca Shqiptare) do t’i rregullojmë  punët…” Politika nuk ka filluar sot si as kërkesat e shqiptarëve për të drejtat e mohuara, ata nuk filluan me ju por as do të mbarojnë më Ju.

Një parti, e cila doqoftë nuk mund të jetë përgjegjëse për nivelin e të drejtave shqiptare në Mal të Zi. Përgjegjësia është jetime, prandaj është e të gjithvë. Prononcimet, qoftë të deputit apo minstrit, cilit do qoftë, në public pa argumente të forta duke flliqur njëri tjetrin e çon ujin në mullirin e atyre që kanë gisht në gjendjen e paraqitur sin ë tabelën më lartë të prezantuar.

Bisedimet, bashkërenditja e problemeve dhe kërkesave shqiptare, është e vetmja mënyrë për t’iu dalë në mbrojtje interesave tona vitale kombëtare.

By admini