Sot në ambientet e hotelit Mediteran, në Ulqin u mbajt mbledhja konstitutive e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, mësohet nga Shërbimi për informim i KKSH-së, transmeton Ulqini Online.
Për kryetar të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi është zgjedhur z. Faik Nika, i cili do të kryejë këtë funksion në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.