Në shkollat e mesme të kombinuara në qytetet ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi nxënësve iu ofrohet mundësia e zgjedhjes së drejtimeve profesionale si ato tre vjeçare por edhe ata katër vjeçare. Interesi për këto drejtime është relativisht i ulët. Më shumë mbizotëron ideja se nxënësit e mirë shkojnë në gjimnaz, e ata të dobëtit në shkolla profesionale. Kjo ide konsiderohet e gabuar, nëse të rinjtë dëshirojnë një vend pune

Gjetja e një vendi pune, në përgjithësi konsiderohet si mision i vështirë, prandaj njohësit dhe dhe ekspertët e ekonomisë iu rekomandojnë të rinjve, që t’i zgjedhin shkollat profesionale si mundësi më e lehtë për punësim.

Shumica nga të diplomuarit, shkollën e mesme e kanë përfunduar gjimnazin, si “tranpulinë” për t’u gjuajtur më pas në fakultetin e preferuar, mjekësi, juridik, shkenca politike etj. Pra, edhe më tej në mbizotëron ideja, se nxënësit e mirë shkojnë në gjimnaz, e ata të dobëtit në shkolla profesionale: teknikë, juridik, ekonomi, bujqësi, etj.

Në shtetet tjera përfshirë edhe Zvicrën, Gjermaninë, Francën, vetëm një përqindje e vogël e nxënësve superiorë, vijojnë shkollat e larta, ndërsa të tjerët orientohen në shkolla profesionale, që i mundësojnë më lehtë gjetjen e një vendi pune.

Njohësit e kësaj lëmie mendojnë se perspektiva e të rinjve është arsimi profesional, ndërsa kërkohet nga qytetarët që të vetëdijesohen dhe të heqin dorë nga mendimi neuhumanist, se të riut i duhet “një karrigë”. “Koha e karrigeve ka shkuar dhe duhet të punojmë më shumë dhe të marrin mësim nga vendet e zhvilluara”, ky duhet te jetë mendimi që duhet të mbizotërojë tek prindërit dhe nxënësit.

Duke marrë të mirëqenë se marrëveshje për punësim sezonal më vendet e BE-së mund të jenë çështje kohet, atëherë këta të rinj më shkolla profesionale, janë potencial i mirë për tregun e Evropës. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, qoftë për punë sezonale jashtë vendit, qoftë për punësim brenda vendit.

Të rijnë tanë që mbarojnë fakultetet si juridik, ekonomik dhe degët e mësuesisë dhe filologjisë, duhet të presin që dikush nga zyrtarët e administratës shtetërore ose ndonjë mësimdhënës të pensionohet që ata eventualisht të punësohen në vendin e tyre.

Njohësit e çështjeve ekonomike thonë se shkollat profesionale janë bazamenti i zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, për të cilat, siç thonë ata çdo qytet ka shumë nevojë.

Në Ulqin, Tivar, Tuz apo edhe Plave e Guci e Rozhajë ka shumë punëkërkues, por fatkeqësisht shumica prej tyre janë të pakualifikuar. Shkollat profesionale janë një mundësi e mirë për kualifikimin e fuqisë punëtore, rritjen e punësimit tek të rinjtë dhe zhvillimin e qyteteve në përgjithësi.

Profesionalizimi punëtorëve, shihet edhe si një nga parakushtet për inkurajimin e investimeve të jashtme, sepse pa një fuqi punëtore të kualifikuar, investitorët nuk do të vijnë për të investuar ne vendin tonë.

Ne kemi shumë të rinj që diplomojnë në universitetet publike dhe private të cilët fatkeqësisht nuk gjejnë punë, ose detyrohen të bëjnë punë që nuk kanë lidhje me profesionin e tyre. Në rastin e shkollave profesionale, punësimi është gati 100 për qind, siç është rasti për shembull me nxënësit që kryejnë drejtimin e gjellëbrësit në shkollën e mesme të Ulqinit. Pothuajse nuk ka nxënës që gjatë shkollimit të tij professional të mos jetë i punësuar edhe gjatë gjithë vitit pasi gjatë sezonit veror kjo është shumë evidente. Pagat që marrin këto nxënësë janë mjaft të lakmueshme.

Nëpërmes orientimit profesional ne iu ndihmojmë të rinjve që ta zgjedhin më lehtë profesionin e tyre dhe që ata paraprakisht t’i dinë gjasat për punësim. Prandaj avansimi I këtyre shkollave dhe inkurajimi i të rinjëve që ti vijojnë duhet të jetë një çështje që duhet ndjekur.

Temë nga projekti ““Shkruaj, lexo dhe fol, për ta ruajtur gjuhën shqipe” –  Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2023”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini