Qeversija lokale në Ulqin po planifikon hapjen një institucioni eduaktovo-arsimor. Në mbledhjen e parlamentit lokal të mbajtur më 28 dhjetor, janë miratuar ndryshimet në Statutin e Komunës së Ulqinit, me të cilat ndër të tjera është paraparë edhe mundësia e themelimit të shkollës.
– Me ndryshimet dhe plotësimet në Statut që u miratuan në mbledhjen e Këshillit të Komunës së Ulqinit, parashikojmë një gjë të re që Komuna ka të drejtë të themelojë institucionet e saj arsimore sipas Statutit, kështu tha kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit Ardijan Mavriq për portalin Primorski, transmeton Ulqini Online.
Nevojat e ekonomisë në Ulqin tregojnë se ky qytet ka nevojë për personel, në radhë të parë në fushën e teknologjisë informative dhe turizmit.
– Statuti përcakton se Komuna e Ulqinit mund të themelojë një institucion arsimor. Sipas Statutit, mësimet mund të zhvillohen në gjuhën shqipe, malazeze ose të huaj për programet arsimore për të cilat institucioni është i licencuar. Financimi i institucioneve është përgjegjësi e Komunës, përveç nëse parashikohet ndryshe me aktin e themelimit, shpjegoi Mavriq.
Ulqini tani për tani ka një shkollë të mesme – Shkollën e mesme të kombinuat “Vëllazërim – bashkim”.
“Dëshirojmë të formojmë një shkollë arsimore me lëndë profesionale me mbështetjen e institucioneve arsimore nga jashtë, duke mos e lënë jashtë Ministrinë e Arsimit, sigurisht që shkolla duhet të akreditohet”, ka përfunduar Mavriq.