Fundjavën që shkoi OJQ Horizonti i Ri realizoi trajnimin me të rinj për hapat kryesorë të kryerjes së një hulumtimi. Pjesëmarrësit e trajnimit patën mundësi të mësojnë për metodologjitë dhe instrumentet që përdoren në procesin e hulumtimit të opinionit publik, teknikat e mbledhjes së të dhënave në terren, etj. Sesioni u fokusua në realizimin e anketimit përmes pyetësorit, mënyrat se si realizohet kontakti me të anketuarit, teknikat dhe fazat e intervistimit dhe se si duhet mbyllur një intervistë konkrete.
Pas këtij trajnimi, pjesëmarrësit e projektit do te kenë mundësi qe të dalin ne terren dhe të anketojnë të rinjtë në Tuz dhe Ulqin lidhur me çështjet e edukimit mediatik dhe të menduarit kritik, nivelin e konsumimit të medias, informimin në gjuhën shqipe, etj.
Ligjëruese në këtë sesion ishte psikologia Hakile Resulbegoviq – specialiste në statistikën evropiane, kurse pjesën praktike të punës me të rinj e moderoi trajnerja Sabra Deceviq.
Ky program i edukimit joformal është pjesë e projektit “Fuqizimi i të rinjve për edukimin mediatik dhe të menduarit kritik”, të cilin e realizon Horizonti i Ri e realizon me mbështetjen e Ambasadës së SHBA në Podgoricë, në kuadër të programit “U.S. Embassy’s 2022 Media Professionalization Assistance Program”.