Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari ka përshëndetur dhe uruar nxënësit dhe mesimdhënësit e Shkollës së mesme “Vellazerim – bashkim” me rastin e Ditës së shkollës.

“Është një kënaqësi e veçantë tju uroj Ditën e kremtes institucionit që Ju drejtoni kaq të rënësishëm për të gjithë ne i cili më shumë se pesë dekada tradicionalisht ka edukuar dhe edukon breza nxënësish që sot janë në profesione të ndryshme të rëndësishme që kontribuojnë në të gjithë vendin dhe më gjërë. Komuna e Ulqinit ndjek me vëmëndje zhvillimin dhe të mbrriturat në shkollën tuaj. Ne krenohemi me të arriturat e nxënësve dhe mësimdhënësve. Ne, do të jemi përherë pranë jush dhe bashkarisht dëshirojmë që të jemi garant që nesër nxenesit e kësaj shkolle të jenë qytetarë të denjë të Ulqinit, qytetarë të denjë të Evropës”, kështu shkruan z. Bajraktari në urimin e vet për këtë institucion publik.

Edhe një herë ju uroj suksese të gjithëve!, përfundon z. Bajraktari.

Sot Shkolla e mesme “Vellazerim – bashkim” shënoi Ditën e shkollës me një program të pasur të përgaditur nga nxënësit e kësaj shkolle.

By admini