Klubi i Çiklizmit Buna nga Ulqini kësaj të shtune do të organizojë një aktivitet sportiv me biçikleta ne qytetin tonë.

Gara në fjalë mbahet në kuadër të ligës se Malit të Zi në Çiklizëm të cilën e organizon Federata e Ciklizimit në Mal te Zi, kurse Klubi ‘’Buna’’ obligohet të organizojë garen. Kjo garë mbahet me datën 19.04.2025 në Ulqin gjegjësisht në gjirin e Valdanosit, kështu mësohet nga një njoftim të Klubi të Çiklizmit Buna, shkruan Ulqini Online.

Kjo ngjarje sportive është unike dhe ekskluzive pasiqë mbahet për herë të parë në Ulqin. Këtë event e konsiderojmë si mundësi të vecantë për promovimin e qytetit tonë, promvimin e çiklistave të Ulqinit dhe promovimin e asaj zone të bukur si destiancion me potencial të jashtezakonshëm, prej ku edhe i kemi vëne emrin “VALDANOS OLIVE TROPHY 2025’’.

Interesimi për pjesmarrje është i konsiderueshëm. Pritet  që të marrin pjesë 8 klube te licencuar me mbi 50 garues të licencuar; poashtu janë të ftuar të marrin pjesë edhe klubet nga rajoni, Shqiperia dhe Kosova. Klubi Buna do të paraqitet me 8 garues të licencuar në dy kategori.

Niveli i garës është sipas standartit te UCI-së (Unioni Internacional i Ciklizimit), dhe rregullave të Federatës së Ciklizmit në Mz, kështe qe është obligim ligjor i oragnozatorit (klubit BUNA) të sigurojë të gjitha kushtet dhe të respektojë rregulloret në fuqi sipas këtyre standarteve.

Në fund nga ky klub ftohen të gjithë qytetarët të ndjekin këtë aktivitet interesant dhe unik në qytetin e Ulqinit.

By admini