
Pjesë nga shkrimi ”KONTRIBUT PËR GJEOGRAFINË HISTORIKE TË POPULLIT SHQIPTAR” të autorit Nail Draga
Nga numri I përgjithshëm të vendbanimeve të cilat prezantohen në këtë botim dy vendbanime janë të diskutueshme. Fjala është për dy vendbanime në Anë të Malit, e ata janë BRIJA, e cila gjindej në pjesën veriore të liqenit të Shasit, ku sot gjindet vendbanimi me emrin Kllezna Poshtë. Në vitin 1703 kishte 11 shtëpi katolike me 115 banorë, ndërsa të fesë islame ishin 3 shtëpi me 25 banorë. Por, nga të dhënat e mëvonshme ky vendbanim nuk figuron, sepse sipas një informacioni që disponoj në vitin 1756 popullsia e 42 shtëpive e tëra ka emigruar në Itali. Nuk ka të dhëna se kush ishte motivi i emigrimit kolektiv, ku supozohet sëmundja e kohës apo ndonjë motiv tjetër social. Por, nga ajo kohë e më pas këtu është vendosur një popullsi e ardhur nga Mirdita, dhe Shkreli që është e pranishme edhe në ditët tona. Nga ajo kohë humbi emri I mparshëm BRIJA, ku si dëshmi janë gërmadhat e shtëpive të asaj kohe, ndërsa me banorët e rinjë vendbanimi quhet Kllezna Poshtë, në analogji me vendbanimin e njëjtë i cili quhet Kllezën, e më pas Kllezna e Sipërme(Naltë).
Nga këtë aspekt kemi edhe vendbnimin BUKMIRA, në afërsi të Shasit të sotëm, e cila kishte 4 shtëpi katolike me 41 banorë dhe 2 shtëpi të fesë islame me 13 banorë. Kemi të bëjmë me një vendbanim me pozitë të përshtashme gjeografike me resurse natyrore që sipas të dhënave është vendbanim i vjetër dhe i banuar. Në atë kohë këtu bëhët fjalë për kishën Shën Pelegrinit, për të cilën sot nuk dihet. Por, nga ajo kohë e me pas nuk ekzistojnë të dhëna se popullsia është rritur, por e kundërta duke mbetur pas Shasit. Mbetet të hulumtohet për ish popullsinë e Bukmirës dhe numrin e tyre me pas, sepse ka mbetur pa banorë.
I cekëm këto dy vendbanime sepse me pas ata nuk figurojnë, sepse popullsia për shkaqe të ndryshme ka emigruar, që mbetën çështje për hulumtim, ku si të tilla këto vendbanime i takojnë gjeografisë historike.