Rruga Ostros Katerkollë

Pjesa e rrugës në Rashtishën e poshtme, e cila është pjesë e rrugës rajonale Katrëkollë – Ostros, sërish është në gjendje të keqe dhe shkakton dëme në automjete, kështu tha për barinfo kryetari i Këshillit të BL të Ostrosit Beqir Berjasheviq, transmeton Ulqini Online.

Me këtë rast, Bashkësia lokale i ka dërguar kërkesë Qeverisë së Malit të Zi përkatësisht Ministrisë përkatëse të Investimeve Kapitale për sanimin e kësaj pjesë rrugës.

Në kërkesë thuhej se për shkak të dëmtimit të rrugës dhe mbushjes së parregullt të kësaj pjesë, qarkullimi është i vështirësuar, si dhe se po shkakton dëme në automjete. Këshilli I BL të Ostrosit ka kërkuar që rruga të riparohet sa më shpejt.

By admini