Nga Haxhi Zeneli
Kaluan dekada që shqiptarët me emancipimin e tyre e kanë lënë pas pothuajse tashti e harruar një trashigimi të një kulture të huaj që atyre ju ishte imponuar nga sunduesit e kohës. Tashti me ardhjen e demokracisë po na ringjallën disa “tradita” përsëri.
Debatet për mbulesat apo shamitë shpesh herë bëhen edhe të nxehta nëpër media televizive me idenë se “shamia mbron moralin e femrës”!, ky një opinion.
Përgjigja do ishte se mbulesa s’ka të bëjë asgjë me moralin e një femre, ajo është vetëm uniformë fetare që deklaron për ti treguar dikujt se kjo është një mënyrë e ruajtjes së identitetit musliman.
Bile nëse ne besojmë këtë, atëherë do ishte ofenduese për ato femra që nuk mbajn shami apo mbulesë.
Është mirë që të kthehemi dhe të kujtojmë vuajtjet e atyre që sakrifikuan për të arritur deri këtu ku jemi ne sot!
Okupuesit i lanë paraardhësit tanë në një prapambeturi shumë larg nga fqinjët tanë, në çdo aspekt kulturor dhe ekonomik, të cilët kishin fituar një drojë nga shkollat që u ngritën pas luftës së Dytë Botrore.
Nga gjyshërit tanë kemi dëgjuar kur thonin se: ”shkollat janë për ”kaurra”, pra(“kaurr”, quheshin ata që nuk i takonin besimit të tyre islam).
Derisa të parët tanë besonin kështu, në anën tjetër ata “kaurrat” vazhdonin të shkolloheshin dhe kështu ata ishin sundimtaret e shqiptarëve me shekuj, ku luanin me ta “si maca me miun”.
Po kthehem atje tek trojet e mia autoktone shqiptare sot në Mal të Zi, për t’ju kthyar historisë, ku tregon se sa e varfur ishte ajo popullatë në të gjitha aspektet e jetës, për ta përshkruar atë duhët me mijëra faqe.
Nga pashkollimi i shumicës së asaj pjese, nuk kanë pasur as forcën e dijes për të rezistuar dhe për të kërkuar të drejtat minimale të shkollimit në gjuhën amtare. Siç na rrëfen mësuesi i atyre kohërave, Haxhi Taipi se diku në vitin 1947, pas luftës së II-të Botërore, u ndërtua shkolla fillore në kryeqendrën e Anes Malit në Katerkollë (Vladimir), ku disa bashkvendas i kishin disa klasë të kryera siç ishin: Haxhi Taipi, Sabri Holli, Fadil Taipi etj. Për të kërkuar që ata mësimet ti ndiqnin në gjuhën shqipe, shkuan në Tivar për të bërë kërkesën. Atje kishte qëlluar një femër që kishte pasur kurajon ta vlerësojë drejt kérkesën e këtyre të rinjëve me mirëkuptim dhe ju kishte aprovuar. Pas kësajë atyre ju ishte dérguar edhe një drejtor të quajtur Jenuz Divanoviq, i cili thuhët se kishte qenë i dënuar politikisht nga sistemi komunist i asajë kohe. Me arrdhjen e tij në këto zona kishte gjetur një gjendje të mjerueshme me një popullatë të varfur dhe të pa arsimuara, nuk dinin as shkrim as lexim.
Drejtor Jenuzi pa se më e vështira ishte përballja e ti me prindërit që nuk duanin ti dërgonin fëmijtë e tyre në shkollë, të cilët kishin fituar bindjen se fëmijtë e tyre do tu bëhen “kaurra”.
Sipas rrëfimit të mësuesit Haxhi Taipi ku thotë se “drejtori u desht të përdori disa metoda për ti bindur fshatarët, ku nganjëherë atij i duhej të përdorte metoda friksimi, duke ju thënë atyre se: “nëse nuk i dërgoni femijtë në shkollë, ju duhet të veni gisht këtu në këtë letër,dhe do ti dërgojë emrat e juej tek shteti, dhe ju do të dënohëni me burg apo gjobë me para”. Kështu fshatarët nga frika zbuteshin dhe filluan ti zbatojne urdhërat e drejtorit.
Nga kjo shkollë filluan të dalin edhe kuadrat e para të mësuesëve, krahas meshkujve aty filluan edhe femrat shqiptare që të shkollohëshin. Me krenari mund të themi se femra e parë nga kjo trevë që mori rrugën e shkollimit ishte Rrukije Lika-Shaba (tashti e ndjerë). Me këmbënguljen e drejtorit të shkollës Jenuz Divani, i cili gjeti mirëkuptim tek prindërit që të çojë vajzën në shkollën e mësuesisë në Prishtinë (Shkolla Normale), për të hapur rrugën edhe femrave të tjera të zonës. Në ato kohëra femrat shkonin në shkollë me veshje të ashtuquajtura “allaturka”. Kështu që kur vajza e re Rrukije u largu nga shtëpia për të udhëtuar në Prishtinë, ajo deri në Ulqin shkoi me këtë veshje “allaturka”, që mos ta shofin bashkvendasit të cilët kishin paragjykime të tmerrëshme. Me të mbrrijtur në Ulqin ajo e ndërrojë veshjen e sajë në ato të ashtuquajtura “allafranga”, për të vazhdojë rrugën deri në Prishtinë.
Mësuese Rrukije me plot sukses përfundojë shkollën dhe pas 5 vitëve u kthy në vendnlindjen e sajë në Anë të Malit me diplomë, por jo më me veshjen “allaturka” por me veshje”allafranga”, për mos ti hequr më asnjëherë ato duke e dërguar atë drejt Europës.
Andaj sot të gjithë atë mund e sakrificë që kaluan ato vajza, për të hapur rrugën e edukimit të femrës së atyre trevave që brezat e ardhëshëm ta gëzojn këtë liri dhe jo për tu shpërdororuar mundi dhe sakrifica e atyre mësueseve të paragjykuera dikur. Mësuese Rrukije ishte ajo që theu akullin dhe hapi rrugë për bashkëvendasët e tjera siç ishin mësueset Hate Salaj/Gjoni, Hatixhe Alaj/Maxharri, Syme Mehmeti/ Koka, Feride Salaj/Gjoni dhe shumë femra të tjera që vijuan pas.
Andaj ishin këto mësuese modele të femres së atyre kohërave,që me kontributin e tyre edukativo/arsimor ndihmuan ta çojn femrën drejt integrimit europian.
Kurse sot kemi debate për tu rikthyar pas, duke shfrytzuar emrin e “lirisë dhe të demokracisë”.
Janar, 2023