Kryetari i Forcës së Re Demokratik Genci Nimanbegu ka uruar me rastin e krishtlindjeve ortodokse.
Urimin e Nimanbegut mund ta lexoni më poshtë.

Të nderuar besimtarë,

Sipas kalendarit Julian, më 6 dhe 7 janar festoni Natën e Krishtlindjes dhe Krishtlindjet, festën e lindjes së një jete të re, një festë kur e gjithë familja është së bashku.

Me këtë rast, më lejoni t’ju shpreh urimet më të përzemërta në emrin tim dhe në emër të Forcës së Re Demokratike – FORCA, me dëshirë që ti kaloni në lumturi dhe mbarësi.

Na presin sfida të mëdha, por nëse të gjithë bashkohemi ashtu si për këto festa, çdo pengesë mund të tejkalohet.

              Prandaj, edhe një herë uroj që të mbretërojë paqja dhe ky vit të jetë vit i begatisë për të gjithë ne.

Gëzuar!

Kryetar
Genci Nimanbegu

By admini