Të shtunën më 9 maj në Shkodër u bë PREZANTIMI I VEPRAVE TË AUTORËVE SHQIPTARË NGA MALI I ZI.
Në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër të shtunën më 9 maj është mbajtur manifestim kulturor në të cilin u prezentuan botime të autorëve shqiptarë nga Mali i Zi. Organizimin e këtij evenimenti kulturor e kanë bërë biblioteka e qytetit të shkodrës “Marin Barleti”, Bashkimi i krijuesëve shqiptarë në Malin e Zi dhe Fondi për mbrojtjën dhe realizimin e të drejtave të pakicave. Prezentimin e këtyre autorëve e mundësoi Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave me ndihmën e të cilit edhe janë botuar veprat e prezentuara.
Në sallën e bibliotekës në Shkodër para një auditorium të një niveli të lartë intelektual u bë prezentimi i botimeve të autorëve shqiptarë nga Mali i Zi, kryesisht nga Ulqini dhe Kraja.
Në fillim të manifestimit përshendetën: Gjovalin Çuni, drejtor i biliotekës “Marin Barleti”, Safet Kurtagiq, drejtor i Fondit për mbrojtjën dhe realizimin e të drejtave të pakicave dhe Dr. Gani Kramanaga, kryetar i BKSHMZ. Doktor Kramanaga ndër të tjera në fjalën e tij tha: “Bashkimi i Krijuesëve shqiptarë në Mal të Zi u themelua me 16.11.2002. Revista “Dija “ revistë për art , shkencë dhe kulturë është revistë vjetore e BKSHMZ.
Kjo revistë ka nisur të botohet menjëherë pas krijimit të kësaj shoqate në të cilën janë të përfshirë krijuesit shqiptarë në Malin e Zi. Përveç botimit të “ Dijes” në emër të Bashkimit janë botuar më tepër se 50 libra në gjuhën shqipe, është realizuar ekspozita e piktorëve shqiptarë në vitin 2003 në Ulqin etj. Është kënaqësi që kemi mundësi që ne, autorët shqiptarë nga Mali i Zi të prezantohemi para publikut të respektuar të Shkodrës, të bashkëpunojmë dhe të jemi së bashku”.
Në vazhdim fjalën e morën studjues të ndryshëm të cilit folën për veprat e autorëve shqiptarë nga Mali i Zi. Zija Vuka foli për librin e Hajro Ulqinakut “Magjepsia e Detit”, Elinda Ramadani-Dibra për “Gjurmë dhe aneshkrime nga folklori i Ulqinit” të Ruzhdi Ushakut, Eli Pistulli për librin e Dr. Gani Karamanagës” Historiku i sherbimit shendetësor në Ulqin” ndëras për librin e publicisti Mustafa Cankës “Ulqini në Perandorinë Osmane” referoi Nrtila Ljarja.
Astrit Fani foli për librin me poezi të Ali Gjeçbritaj “Nata me hënë”, Ai më këtë rast recitoi disa krijime nga ky vëëlim poetik të cilat u duartrokitën fuqishëm nga publiku. Për përmbledhjen e Jaho Kollarit “Poeti i mijëvjeçarit të tretë” foli Gëzim Puka.
Arlinda Sukaliqi, aurorja më e re në këtë takim u prezentua me librin “Metodologjitë bashkohore të mësimdhënijes”. Për librin foli pedagogeja e universitetit “Luigj Gurakuqi”, Diana Luli. Ky libër u vlerësua lartë nga referuesja dhe nga publiku.
Fatmira Lekiqi referoi dhe vlersoi lartë revistëN “Dija” që e boton BKSHMZ.
Për përmbledhjën me poezi “Deti” të cilën e botoi libraria ARTI me pronarë dashamirin më të madh të librit shqip në Mal të Zi, Gazmend Çitaku foli Merita Smaja. Ajo lexoi më këtë rast tri poezitë fituese nga konkursi që janë botuar në këtë libër me temë detin.
Në fund të takimit fjalën e muar Ali Gjeçbritaj, autor edhe i këtij shkrimi i cili falnderoj të gjithë referuesit në takim, pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij evenimenti të rrallë. Ai ndër të tjera u shpreh “ Ju i vlerësuat lartë veprat tona, andaj s’ka se si mos të ndihemi mirë këtu në Shkodër kur studjues nga djepi i kulturës dhe artit të vlerësojnë. Zgjodhët fjalët më të bukura për librat tona dhe për revistën “Dija” të cilat janë të vogla në sasi me ato që krijohën në Shkodër e qytete tjera si ky, u falenderojmë për vlerësimin tuaj. Ne në Malin e Zi nuk jemi shumë por bëjmë përpjekje maksimale që përmes krijimeve tona në zhanre të ndryshëm sado pak ta freskojmë ambjentin kulturor dhe brenda atij ambjenti që për momentin ekziston krijojmë vlera edhe shkencore edhe arsimore edhe kulturore. Në mesin tonë sot këtu kemi autorë që kanë bërë emër në lëmi të ndryshme të shkencës, të mjeksisë, të artit e kulturëa, ka edhe të rinjë që premtojnë në këtë drejtim.U falenderoj në emër të krijuesëve pamasë”
Në fund për pjesëmarrësit u shtrua një koktej