Servantesi-perplasja-ushaku-briskuIshte apo nuk ishte Servantesi në Ulqin? Kjo pyetje ka çuar në një përplasje në mes dy studiuesve të qytetit tonë, Bahri Briskut dhe Ruzhdi Ushakut.

Nëse Ushaku është i mendimit se deri sa nuk as edhe një argument ”qoftë edhe një fjali” të pranisë fizike të Servantesit në Ulqinit, edhe përkundër dëshirës së madhe edhe të atij vet, nuk mund të thuhet se ai ishte këtu. Njëjtë nuk mendon edhe Brisku.
”Jam plotësisht i bindur që Ruzhdiu, në këtë rast, nuk ka pasur nevojë që të mundojë veten duke aplikuar metoda multidisiplinare me qëllim që të bindi opinionin shqiptar e më gjerë që, sipas tij, Servantesi nuk na paska qëndruar si rob i kusarëve detarë shqiptarë në Ulqin?!”, shprehet Brisku.

”Studiuesi Ushaku pas të dhënave historike lidhur me forcat e mëdha kusareske shqiptare me Servantesin në periudhën e viteve 1570-1580, nuk vepron realisht kur radhazi në librin e tij rrëshqet disa herë kur shënon: Ndoshta ndonjë kohë Servantesi ishte i zënë rob dhe i vendosur në Ulqin! Diku-diku shënon që ka mundësi të ketë qëndruar për një kohë shkrimtari në Ulqin… Çuditërisht, nuk e merr guximin që të thotë të vërtetën e dëshmuar lidhur me Servantesin e zënë rob nga detarët shqiptarë dhe që është shitur në Tregun e Robërve në Kala të Ulqinit!”, vazhdon Brisku në shkrimin e tij në disa pjesë për të përjavshmen Koha Javore.

”Çështja e burgosjes së Servantesit në Kalanë e Ulqinit është fakt real, i cili fuqishëm mbështetet në të dhëna të qëndrueshme historike, logjike dhe materiale, kurse Ruzhdiu përpiqet me të madhe që me anë të analizave multidisiplinore, pa nevojë, të publikojë të kundërtën!”, kështu mendon dhe beson Brisku.

Nga ana tjetër Ushaku është i mendimit se pa argumenta nuk mund të konsatojmë, edhe përkundër dëshirës.
”E kuptoj dëshirën tij të madhe që të konfirmohet prania fizike e Servantesit në Ulqin. Këtë e dëshiroj edhe unë, e dëshirojmë të gjithë ne, sepse në një aspekt është për të mirën e të gjithë neve, por ende na duhen argumente të shkruara autentike, qoftë një fjali e vetme autentike, shënuar nga ndonjë kronist i asaj kohe, që do ta përforconte përpjekjen e ne të gjithëve në këtë drejtim”, shprehet Ushaku.

Shkrimet e studiuesve Brisku dhe Ushaku mund ti lexoni të plota në numrin më të fundit të të përjavshmen Koha Javore.

Servantesi-perplasja-ushaku-brisku

By admini

One thought on “”Përplasen” Ushaku dhe Brisku – Servantesi (nuk) ishte në Ulqin?”
  1. E vetmja dobi eshte nese tregohet e verteta. Me rrena dhe trillime jemi ngope!

Comments are closed.