Kisha e Shën Gjonit në Shas
Pjestarë të Kishës ortodokse serbe në mënyrë të vazhdueshme vizitojnë objektet e trashëgimisë kulturore të shqiptarvëe në zonat ku shqiptarët edhe jetojnë. Në këtë mënyrë, pothuajse çdo vit mund të shohim se ata vizitojnë për ritualet e tyre për shembull edhe Kishën e Shën Gjonit në Shas apo edhe atë të Shën Mërisë në Krajë, shkruan Ulqini Online.
Në Mal të Zi sot pritet që në qeveri të diskutohet dhe ndoshta edhe të miratohet një marrëveshje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe. Duke parë pretendimin e KOS-it edhe për objektet e trashgimisë kulturore dhe identitare të shqiptarëve që jetojnë në Malin e Zi, tash e tutje, gjithnjë nëse nënshkruhet marrëveshja në fjalë, shteti mund të regjistrojë ato objekte në pronësi të kësaj kishe. Nëni 7, paragrafi 4 i marrëveshjes ndër të tjera thotë që shteti merr përsipër që, në përputhje me rendin e vet juridik, të regjistrojë të gjitha pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të Kishës ortodokse serbe.
‘’Shteti merr përsipër që, në përputhje me rendin e vet juridik, të regjistrojë të gjitha pronat e paluajtshme të paregjistruara në pronësi të Mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit, Eparkisë së Budamiljansko-Nikshiqit, Eparkisë së Mileshevës, Eparkisë së Zahum-Hercegovinës dhe subjekteve juridike kishtare të cilave u përkasin’’, kështu shkruhet në nenin 7, paragrafi 4 të marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe dhe që pritet të trajtohet në qeveri.
Po mbrëme, mijëra qytetarë u mblodhën në Podgoricë për të protestuar kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje që rregullon marrëdhëniet e shtetit të Malit të Zi me Kishën Ortodokse Serbe.