Nga Senaida Ismailaga, inxh. e dipl e el.

Jetojmë në një kohë kur të dhënat historike, arkeologjike, shkencore etj. gjenden shumë letë në internet. Sot një njeri i tipit Leonardo Da Vinchi mund të studjojë dhe zbulojë një botë të tërë. Sigurisht që nuk janë të gjithë të dhënat e sakta, por inteligjenca dhe intuicioni mund të na ndihmojnë shumë në lidhjen e mozaikut apo puzzles së të kaluarës por edhe të një arrdhme të mundshme.

Sipas shkencës zyrtare historia fillon 6000 vite më parë në Sumer në Mesopotami, midis lumejve Tigar dhe Eufrat nga ku qytetrimi u përhapë në të gjithë botën. Kjo ka qenë ideja e historisë zyrtare botërore për një kohë shumë të gjatë. Civilizimi filloi në Lindjen e Mesme në Mesopotami dhe pastaj përfshiu të gjithë botën, por ajo që po fillon të ndryshojë këtë qëndrim, është zbulimi i vendit arkeologjik në Gobekli Tepe (e njohur edhe si Girê Mirazan ose Xirabreşkê në gjuhën Kurde), afër qytetit Sanliurfa të Anadolisë që sipas disa studjuesve është vendi i transferimit të teknologjisë nga një civilizim më i hershëm si ai i Atlantidës i humbur mbas ngjarjeve kataklizmike të viteve 10800 p.e.s., kurse për disa teoreticien Gobekli Tepe është vendi i zbritjes së jashtëtoksorëve.

E kaluara është një mister që mund të zgjidhet vetëm duke studjuar gjurmët që kanë lënë parardhësit tanë, mirëpo disa zbulime rezultojnë të jenë pjesë enigme që nuk përshtaten fare në dogmat historike. Ne mendojmë se dimë shumë për kulturat dhe qytetërimet që kanë jetuar para nesh, por herë pas here arkeologët hasin në diçka që sfidon të kuptuarit tonë.

Në tetor të vitit 1994, ndërsa po lëvronte tokën bariu Safak Yildiz qëlloj në një gur në formë të pazakont që dilte nga toka. Pasi fshin papastërtitë ai kupton se ky gur mund të jetë pjesë e një objekti shumë më të madh. Menjëherë pasi kontaktoi muzeun lokal për zbulimin e tij, ai vizitohet nga Klaus Schmidt të Institutit arkeologjik Gjerman.

Vetëm pasi arkeologu gjerman Klaus Schmidt vizitoi vendin dhe filloi të gërmonte, ata kuptuan se çfarë ndodhej në të vëtetë në atë vend. Ajo që zbuloi ishte mahnitëse. Pasi zbuloi shtyllën e parë në formë të shkronjës T, ai shpejt gjeti edhe shtylla tjera masive.

Gjatë gërmimit intensiv, Schmidt dhe ekipi i tij filluan të zbulojnë dhjetëra monolite gjigante, guri të mbuluara me gdhendje të ndërlikuara, nga të cilët disa peshojnë deri në 20 tonë.

Vendi i Gobekli Tepes është një seri rrethimesh rrethore ku kemi disa shtylla në fomë të shkronjës T të lidhur me mure guri përreth . Në qendër të secilit rrethim kemi dy shtylla veçanërisht të mëdha, në formën T, të llojit gëlqeror përballë njëra-tjetrës. Tani shumë nga këto shtylla kanë gdhendje të mrekullueshme mbi to. Basoreliefe të kafshëve, zogjve, insekteve, dhe simbolika të ndryshme. Vetë fakti se si i kanë modifikuar ato, si i kanë gdhendur ato dhe si i kanë vendosur ato në këto struktura është thjesht absolutisht e mahnitshëme.

Arkeologët vlerësojnë se do të ishte dashur një ekip prej 50 burrash dhe një javë e tërë për të lëvizur vetëm një nga shtyllat monolitike nga gurorja gëlqerore në majë të kodrës deri në lokacionin ku qëndrojnë sot dhe mbi 300 orë për të gdhendur basorelievet. Me këtë ritëm, secili nga pesë rrathët prej guri të zbuluar deri më tani do të kishte kërkuar një vit të plotë për t’u përfunduar. Por pse u ndërtua një vend kaq monumental në radhë të parë mbetet një mister.

Allatet prej guri që janë gjetë këtu e kanë datuar lokacionin arkeologjik të Gobekli Tepes në fund të epokës së fundit të akullit që para 12000 viteve. Megjithatë, ky në fakt ishte një tempull që u rimodelua  u ndryshua dhe u rindërtua, gjatë brezave e brezave për mijëra e mijëra vite me rradh. Grupet e gjeneratave pasuese rindërtuan mbi strukturat e ndërtuara nga njerëzit që erdhën më parë.

I intriguar nga dëshmitë se struktura mund të datoj nga një periudhë neolitike, Klaus Schmidt bëri datimin radiokarbonik të shtresave të sedimentit në Gobekli Tepe. Rezultatet treguan se strukturat prej guri mund të ishin rreth 12,000 vjet të vjetra, më shumë se 5,000 vjet më të vjetra se qytetërimi i parë i njohur i njerëzimit në Mesopotami. Kjo ishte aq më tepër mahnitëse sepse  vendoste ndërtimin e Gobekli Tepes në një kohë kur studiuesit e zakonshëm sugjerojnë se njerëzit gjatë kësaj periudhe neolitike po endeshin në tokë si grumbullues gjuetarë me allate të thjeshta prej guri.

Vendi arkeologjik i Gobekli Tepes me të vërtetë dërgoi valë tronditëse në të gjithë botën akademike të studjuesve të parahistorisë së hershme, sepse ne kurrë nuk e kishim ditur ose imagjinuar më parë se gjuetarë-grumbullues të thjeshtë mund të prodhonin struktura monumentale kaq spektakolare.

Tani shkenca e arkeologjisë që kur filloi gjithmonë ka sugjeruar se gjahtarët-grumbullues ishin të aftë të prodhonin vepra të mrekullueshme të artit shkëmbor, artit të shpellave dhe gjëra të tilla, por ato kurrë nuk e kishim imagjinuar se ata mund të mblidheshin në një numër të mjaftueshëm për të ndërtuar diçka si Gobekli Tepe. Por nëse afati kohor që është pranuar aktualisht për lindjen e civilizimit të njerëzimit është i saktë, a është e mundur që gjahtarët-grumbullues primitivë të kenë ndërtuar struktura të tilla të sofistikuara, megalitike? Teoricienët e astronautëve të lashtë thonë, jo. Dhe në vend të kësaj, sugjerojnë që Gobekli Tepe u ndërtua nga të mbijetuarit e një civilizimi të humbur të avancuar, një shoqëri që u shkatërrua pothuajse tërësisht nga një kataklizëm në mbarë botën. Dhe për të argumentuar teorinë e tyre, ata tregojnë dëshmitë e fundit të një ngjarje katastrofike, të cilën shumë shkencëtarë të zakonshëm besojnë se ka ndodhur në fund të epokës së akullnajave, e cila besohet se ka zgjatur afërsisht gjatë një periudhe 108,000 para Krishtit deri në gati 10,000 para Krishtit. Në fund të epokës së akullnajave kemi periudhën e Dryasit më të Re që është përcjellë me disa evente kataklizmike.

Gobekli Tepe u bë një atrakcion arkeologjik, megjithëse që nga ajo kohë janë gjetur shumë struktura megalitike të ngjajshme në Anadoli.

Vërtetë është shumë e vështirë të dihet cili ka qen qëllimi i diçkaje si Gobekli Tepe. Dhe sigurisht Klaus Schmidt nuk kishte arritur në ndonjë përfundim, përveç se nuk ishte një vendbanim sepse nuk është gjetur absolutisht asnjë gjurmë e ndonjë strehë shtëpiake. Schmidt gjithmonë shpresonte se mund të ishte një vend varrimi dhe se do të gjinden varrime nën mure ose nën disa shtylla etj. Por deri më tani, ata nuk kanë gjetur ende asnjë mbetje njerëzore në vend. Ka vetëm eshtra të kafshëve të egra. Në mënyrë të pashmangshme në arkeologji nëse nuk dihet se për çfarë është diçka, shkenctarët e marrin si mundësi që objekti mund të jet objekt kulti ku njerëzit parahistorik kryenin rituale religjoze . Por në të vërtetë këto janë vetëm spekulime.

Deri më tani nuk janë gjetur gjurmë të vendosjes së përhershme të njerëzve në zonën përreth Gobekli Tepes, kështu që sugjerohet që njerëzit nuk kan jetuar këtu gjatë gjithë vitit. Si duket ato vinin në kët vend kulti për pelegrinazhe të llojeve të caktuara në periudha të caktuara të vitit dhe kjo ka kuptim sepse ky lokacion gjendet në një distancë të konsiderueshme larg ujit të freskët. Nuk është një lokacion dhe zgjedhje e mirë për një jetë të stacionuar. Ndoshta ndodhej në udhëkryq ndërmjet klaneve dhe grupeve të ndryshme, që jetonin në vendbanimet e afërta që janë gjetë dhe datojnë nga e njëjta periudhë. Ndoshta ky ishte një vend kulti dhe besimi të përbashkët shpirtëror që i bashkoi këta njerëz në këtë vend.

Simbolika e njëjtë e gjetur tek Aborixhinet e Australisë dhe në shtyllat e Gobekli Tepes

Sipas mendimit tim ky ishte një vend kulti ku klanet e ndryshme takoheshin për të bashkuar një çift. Ku meshkujt kërkonin partneren e tyre të përshtatshme për vazhdimin e trashigimisë. Dy trupat në mes të retheve në formën T në fakt janë një çift mashkull-femër duke vështruar njëri tjetrin. Duhet kuptuar që numri i popullatës në kohën e fundit të akullnajave në Anadoli mund të ket qenë mjaft i ulët.

Shkenctarët e kan llogaritur që gjatë periudhës së akullit para 12, 000 viteve numri total I njerëzve mbi tokë në gjithë teritorin e Euroazisë ishte shumë i ulët dhe sillej përafërsisht prej 100,000 deri në 1,000,000. Sipas mendimit tim popullata do të ket qen më tepër e koncentruar në jug si në Lindjen e Afërme, Mesopotami, Indi dhe stepat e Euroazisë. Sepse vetëm në Evropë akullnajat plotësisht mbulonin pjesën veriore të Evropës nga Austria deri në Skandinavi.

Studimet në gjenetikë vërejnë se një ngushticë e popullsisë ndodhi brenda specieve të njerëzve që mbijetuan nga periudha e Dryasit të Re. Kjo do të thotë se numri i njerëzve mbi tokë u zvogëlua me shpejtësi para se filloi ripopullimi i tokës.

Megjithatë këto ngushtica tregojnë më shumë një rënie të mprehtë sa i përket popullsisë mashkullore (ghromozomi Y) dhe jo popullsisë femërore (hromozomi X) . Me vlerësimet që pretendojn se në ato kohëra kishte një burrë për çdo 17 gra. Disa kanë sugjeruar se kjo ishte për shkak të shkallës së lartë të poligamisë. Ndërsa studimi më i fundit thotë se vetëm një faktor i tillë nuk mund të shpjegojë pabarazinë e madhe ndërmjet numrit të meshkujve dhe femrave dhe se duhet marr parasysh edhe faktor tjer. Sipas mendimit tim kjo munded të spjegohet edhe me faktin që meshkujt ishin mjaft agresiv ndërmjet vehtes dhe kishin tendencion të dominonin në mesin e shoqërisë femrore. Gjatë periudhës së Dryasit më të Re kushtet e jetesës ishin mjaft të vështira dhe në atë kohë nuk kishte rregulla morale dhe etike. Vrasja e kundërshtarit ishte një vepër e justifikueshme.

Vendi i Gobekli Tepes mund të jetë vendi nga ku filluan koded e para morale dhe etike. Një vend besimi dhe pelegrinazhi ku i tër ky kaos duhet të ketë marë fund me formimin e një shoqërie me rregulla dhe parime. Në fakt vendi i Gobekli Tepes dhe Anadolia me vendbanimet e saja të para si Çatal Hoyuk janë vendi i lindjes së civilizimit dhe jo Mesopotamia.

Tempulli i Gobekli Tepes dhe vendet e para të satcionuara larg Gobekli Tepes por që ishin në kontakt me këtë tempull besimi shpirtëror ishin vendet nga ku bujqësia dhe blegtoria buruan për herë të parë dhe u krijuan bashkësitë e para fermere të stacionuara në këtë pjesë të botës. Ajo çfar tërheq vëmendjen e shkenctarëve këtu është fakti që në vendet përreth Gobekli Tepes janë gjet për së pari herë mbetjet organike të Thekrës moderne gjenetikisht të modifikuar. Thekra gjenetikisht e modifikuar është më e përshtatshme për korrje në krakasim me thekrën e egër që e gjejmë në natyrë e cila është shumë e vështirë për tu korrur sepse thekra e egër shumë let thehet në dorë.

Thekra gjenetikisht e modifikuar mun të ket qenë vetëm prodhim i një dore nga një civilizimi teknologjik të avancuar që mund të ketë egzistuar para ngjarjeve kataklizmike të vitit 12800 por sipas disa teoricientëve mund të ket qenë edhe prodhim i një qënje inteligjente jashtëtoksore.

Kur vitet arrit periudhën rreth 8000 vjet para Krishtit, këto fermerë filluan të përhapen jashtë Azisë dhe në Greqi, që njëherit ishte dhe porta e depërtimit të kësaj kulture të re në Evropë.

Shema e përhapjes së kulturës fermere në Euroazi

                                                       

Arkeologët e përshkruan këtë kulturë të re të stilit të jetesës fermer-bujqësor me një valë që u përplas në të gjithë Evropën me banorët e vjetër të kontinentit, gjuetarë-grumbullues të cilët disa u adaptuan mënyrës së re të jetesës fermere, por shumica u tërheqën në verilindje të Evropës dhe stepat e Euroazisë duke ruajtur stilin nomad të jetesës si gjahtarë grumbullues.

Tani pyetja është se çfarë ishte ky civilizim i avancuar që u përmbyt nga goditjet kataklizmik?

Piramidad bashkë me sferat e gurit që i gjejmë si në Ballkan ashtu edhe në skajet tjera të botës janë maqineri elektomagnetike. Piramidad njëherit janë edhe çelësi i universit. Ato janë vepër e një civilizimi të avancuar si atij të Atlantidës apo të themi të civilizimit të epokës së akullnajave që disa studjues argumentojnë se u shkatërrua pas përmbytjes Biblike që mendohet të ketë ndodhur 10800 vite p.e.s. Një nga studjuesit është edhe publicisti Britanik, Graham Hancock që ka shkruar librin ,,The fingerprints of the Gods”, ,,Magicians of the Gods: The forgotten wisdom of the Earths lost Civilization”, etj. Të dhëna mbi piramidad e Bosnës mund ti gjeni në faqen Wikipedia në Internet.

Sipas mitologjisë Greke të Platonit, Atlantida ishte një civilizim i avancuar me një teknologji të zhvilluar, por që njerëzimi ishte bërë aq i korruptuar sa që me duart e tyre, shkaktuan vdekjen e tyre. Sipas mitologjisë Greke të Deukalionit, Zeusi zoti i vetëtimave ishte aq i zemruar me njerëzimin sa që vendosi të përmbysë civilizimin e bronzit dhe të ndëshkoj njerëzimin. I paralajmëruar nga babai i tij, Titani i pavdekshëm Prometeu, Deukalioni ndërtoi një arkë për të mbijetuar. Deukalioni dhe Pyrrha mbijetuan për 9 ditë të përmbytjeve përpara se të zbrisin në malin Parnassus. 

Dëshmi nga përmbytjet janë allkat e anijeve që disa janë gjetë edhe në një lartësi deri në 650 metra mbi nivelin e detit në teritorin e Bosnës dhe Hercegovinës. Por edhe në 150 metra mbi nivelin e detit në disa lokalitete në Ballkan. Çka tregon se këto teritore kan qen disa herë të përmbytura. Këto jan tema që do të përpiqem ti spjegoj me argumente në një tekst të veçant.

Civilizimi i epokës së akullnajave u shkatërrua 12800 vite më parë kur 8 fragmente të një komete të shkëputur nga një vend i largët në rrugën e qumështit që astrologët e quajnë retë Oort u fut në orbitën e diellit duke u përplasë me planetin tokë, nga to më së pakti 4 kometa goditën shtresat akullnajore në hemisferën veriore të planetit, duke shkaktuar efekte kataklizmike nga më të ndryshme si shkrirjen e akullnajave, megacunami të cilët sot nuk mundemi as ti imagjinojmë, përmbytje të civilizimeve të avancuara si atyre që ndërtuan piramidat Egjiptiane, piramidat e Bosnës etj. Shkenca e sotme sot gjithnjë e më tepër po vërteton se këto piramida janë shumë më të lashta seç mendohet dhe se ato në fakt janë maqineri energjetike. Egjiptianët e lashtë apo të themi njerëzit e periudhës së Dinastive Egjiptiane i gjetën këto piramida në Giza dhe thjeshtë filluan rindërtimin apo rikonstruimin e tyre duke i shëndruar në varre Faraonash. Me datimin radiokarbonik të një gjethi që është zën në mes gjat vendosjes së gurit mbi gurë në kohën kur piramida e Diellit në Bosnjë është ndërtuar, është vërtetuar që piramida daton nga një periudhë 35,000 vjeçare që për studjuesit e piramidave të Bosnjës ka qen një lajm mahnitës.

Përveç kësaj goditjet e këtyre fragmenteve me sipërfaqen e tokës kan çliruar një energji eksplozive të ngjajshme me energjin eksplozive të disa bombeve atomike të aktivuara në të njajtën kohë.Goditjet kataklizmike të këtyre fragmenteve shkaktuan emitimin e hirit dhe gazrave ne atmosferë. Qielli u mbulua me re të zeza që nuk lejonin depërtimin e rrezeve të diellit duke shkaktuar kështu ramje të shpejt të temperaturave në ato më ekstreme dhe mbi tokë filloi një periudhë e re e akullnajave që shkencatrët e njohin si epoka ,,Dryasi më e Re” apo ,,Younger Dryer”,  ndërsa ujërat apo përmbytjet të shkaktuara nga impakti i fragmenteve të kometës mbi tokë dhe rritjen e niveleve të detit dhe oqeaneve shkenca e njeh si ,,Pulsi i ujit të shkrirë 1B”. Përmbytjet nga kjo periudhë janë studjuar në bazë të gjurmëve që ndryshimet e nivelit të detit kan lanë me fillimin e epokës së ,,Dryasit më të re” mbi koralet të quajtura Akropora Palmata në ishullin Barbados (një ishull-shtet në Karaibet e Amerikës).

Misteri i Piramidave sipas mendimit tim qëndron në numrat e Fibonachit dhe raportin e artë që e gjejmë kudo në natyrë dhe univers por edhe në strukturën e ndërtimit të priamidës.

Sikur të vendosim një spiral rreth e rrotull Piramidës ajo do të përcillte formën gjeometrike të numrave të Fibonachit: 0,1,1,2,3,5,8,13,21,34,55,89,144…

Duket sikur Zoti ka përdorur pikërisht numrat e Fibonachit në krijimin e tij magjik të Universit dhe jetës, por ndoshta edhe hapësirë-kohës. Bibla thotë: ,,Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi“. Por sikur të ishte në fillim numri, apo formula e krijimit të universit dhe universi i jonë të jetë një Univers i krijuar në laborator dhe ne të jemi një eksperiment i krijuesit por që krijuesi po mundohet ta mbaj nën kontroll që ky eksperiment mos të shkoj dëm. Po sikur Zoti të ishte jo Ai por Ato. Nëse po, a mund të jetë Zoti …∞. Dhe kush lindi më parë inteligjenca e pastaj universi apo universi e pastaj inteligjenca dhe a mundet inteligjenca të egzistoj pa materijalin fizik.

Neve e dimë që trupi i njeriut është i përbër nga elementet kimike të sistemit periodik të Mendeljejevit ndërsa 60-70% e masës së trupit është e përbër nga uji. Kurse inteligjenca, vetëdija dhe memorija e jonë janë disa neurone që komunikojnë ndërmjet vehtes me anë të signaleve elektrike në trurin tonë masa e të cilit mund të jetë edhe deri 85% ujë. Pra këto janë kushtet për egzistencën e inteligjencës. Atëherë pyetja është a mundet të egzistojë inteligjenca në ujë?. Të gjithë kemi ndëgjuar për inteligjencën artificiale. Po sikur të kemi avancuar me shkencën e nanoteknologjisë së sotme aq sa të mundemi të ndërhyjmë në nivelin molekular të ujit duke krijuar një kompjuter me 100% ujë dhe inteligjencën artificiale në te që funkcionon dhe komunikon me anë të impulseve elektrike. A egziston në një të arrdhme mundësia e konektimit ndërmjet inteligjencës natyrale, shembull të njeriut me inteligjencën artificiale apo me një super inteligjencë. Shkenctarët mendojnë se po.

Është pikërisht kompanija neurotehnologjike e Elon Musk dhe timi multidisciplinar i kompanisë që po bëjnë hapat e para në konektimin njeri-maqineri nëpërmjet shkencës së nanoteknologjisë dhe mikroçipave që mund të implementohen në organizmin e njeriut.

Nëse ndoshta në një të arrdhme mund të krijojmë një inteligjencë artificiale në një ambient 100% ujë, pyetja e rradhës është: a mund të egzistoj inteligjenca në vakum dhe a është vakumi në të vërtetë vakum apo në te ka ndoshta edhe antimaterije? Antimaterija është e kundërta e materijes. Shembull elektroni dhe pozitroni, kanë ngarkesën dhe momentin magnetik të kundërt, ndërsa të gjitha vetitë e tjera janë identike. Materia dhe antimateria nuk mund të qëndrojnë pran njëra tjetrës. Kur janë njëra pran tjetrës, ato anulojnë njëra-tjetrën duke çliruar një sasi të madhe energjie.

E vërtetë është që ne i marrim radiovalët shembull sot nga Marsi. Pamjet nga Marsi na vijnë shumë qart në tokë. Ne e dimë që radiovalët nuk mund të përçohen nëpër vakum. Atëherë në çfarë mënyre arrijnë radiovalët nga Marsi në Tokë, nëse vakumi është thjeshtë vetëm një vakum pa materije. Pra ka shumë pyetje dhe ka shumë ,,pse?“, dhe ne kemi një inteligjencë shumë të kufizuar për tu përgjegjur këtyre pyetjeve dhe aq ma mirë që kemi inteligjencë të kufizuar sepse jemi të prishur dhe diturija aq sa krijon, aq edhe vret.

Unë për vehte mund të them që në mesin e njerëzve të prishur me inteligjencë të kufizuar jam shumë më pak e prishur dhe kam një inteligjencë të mjaftueshmë, për të çel pyetje dhe diskutime në lidhje me temat e ndryshme akademike por edhe temat në lidhje me dogma të ndryshme shpesh herë edhe të imponuara. Madje edhe besimet fetare mundohem ti kuptoj nga pikpamja shkecore. Në mesin e shkencëtarëve të sotëm gjithnjë e më tepër mbizotërojnë njerëzit besimtarë.

Nëse e vështrojmë rrugën e qumshtit dhe pozitën e sitemit diellor në te do të shohim që në rrugën e krijimit dhe shtrirjes së rrugës së qumështit ne jemi diku në mes të rrugës pra ka shumë yjësi me trupat e tyre përreth që kan lindur para sistemit tonë diellor, dhe nëse e vështrojmë pozitën e sistemit diellor në skalën e Universit prap do shohim shumë galaktika dhe shumë yjësi me trupat e tyre përreth që kan lindur para sistemit tonë diellor, dhe nëse besojmë që ne nuk jemi qenjet e vetme inteligjente në Univers atëherë duhet të besojmë që në kët Univers egziston inteligjenca e cila është shumë më e hershme se e jona dhe shumë më e avnacuar se e jona aq sa truri jonë nuk mundet as ta imagjinojë. Ne jemi në nivel të një foshnje në krahasim me inteligjencën e avancuar të universit por ndoshta edhe të një fetusi, dhe është shumë mirë që nuk kemi Nikola Tesla apo Anshtajna në ditët e sotme, sepse me inteligjencën e jonë shpirtërore dhe emocionale atë dije do e kishim shfrytëzuar për shkatërrim dhe jo krijim, deri në vetëshkatërrim!

Në historinë e njerëzimit, qytetrimi ka pësuar shumë herë shembje, shkatërrime si nga ngrohjet globale si nga luftërat dhe konfliktet por edhe nga përmbytjet kataklizmike si atyre të përmasave Biblike.

Toka sot po ngrohet me shpejtësi dhe nëse vazhdojmë me këtë mënyrë jetese, deri në vitin 2050, do të kemi temperatura planetare globale më të ngrohta se sa që speciet që ne njohim sot kanë përjetuar ndonjëherë në tokë. Dhe nëse ndodh që të arrijmë deri në vitin 2100, parashikohet që toka të arrijë temperatura mbi + 4 gradë celsius. Toka nuk i ka arritur këto temperatura të parashikuara nga shkencëtarët që prej 14 milionë viteve të fundit. Duhet të dimë se speciet e gjitarëve nuk jetojnë aq gjatë. Ne nuk kemi specie gjitarësh në planet që janë 14 milionë vjet të vjetra. Pra, kujtimi i kësaj klime që përjetoi toka 14 milionë vjet më parë, në gjenomet e specieve të gjitarëve është zhdukur.

Në planetin tokë kanë ndodhur zhdukje masive. Ne e dimë se zhdukjet masive ndodhin shumë herë në ekosistemet e vogla, por zhdukjet masive mund të ndodhin dhe kanë ndodhur në të vërtetë edhe në një shkallë planetare.

Çështja është se kur diversiteti ose jeta rimëkëmbet pas këtyre zhdukjeve masive, duhen 5 deri në 10 milionë vjet për tu rikuperuar dhe jeta e re e ringjallur pas kësaj periudhe është krejtësisht e ndryshme. Toka ka humbur shumë organizma që dikur kan formuar diversitetin në planet pas këtyre zhdukjeve masive dhe ata nuk kthehen më.

Ne sot jemi 7,7 miliardë njerëz në botë, një numër që mund të dyfishohet deri në fund të shekullit. Jetojmë në një botë të polarizuar dhe është e qartë se nëse nuk kemi asnjë plan strategjik për të arrdhmen ajo do të jetë devastuese për shumë njerëz por ndoshta edhe për popuj të tërë dhe njerëzimi do jetë në mëshirën e fatit dhe të Zotit të plotfuqishëm.

Kushti i parë për të përmirësuar shoqërinë tonë globale është të ndalojmë së luftuari. Kushti tjetër kur të mos kemi më luftë, duhet të ndërtojmë një shoqëri që do të bazohet në dialog, demokraci dhe kompromis. Kushti tjetër është që në një të arrdhme të ndërtojmë një shoqëri të bazuar në dashuri dhe mirëkuptim. Në momentin që ndërtojmë një qytetërim të bazuar në dashuri dhe mirëkuptim, ne jemi gati për një shkallë më të lartë zhvillimi.

Nëse jo mund të kemi fatin e Kollapsit të civilizimit të bronzit që ka ndodh rreth viteve 1177 p.e.s. që është një herit edhe periudha e luftës së Trojës që ka zgjatur 10 vite me rradh. Kjo është një periudhë kur toka përjetoj ngrohjen globale që çoi deri te zija e bukës. Kjo është një periudhë kur të gjithë qytetrimet u shemben njëra pas tjetrës, si përshkak të konflikteve të mbrendshme, luftrave civile ashtu edhe për shkak të luftërave rajonale dhe tani shkenctarët gjithnjë e më tepër po e vërtetojnë që këto luftëra kan qenë në fakt të nivelit global. Duhet kuptuar që qytetrimet e civilizimit të bronzit kan qenë të varura njëra nga tjetra dhe të lidhura me një rrjetë tregtare globale si shembull me rrugën e mëndafshit, rrugët detare mesdhetare etj. Me shembjen e një qytetrimi u shembën edhe qytetrimet tjera përreth. Shembull me shembjen e qytetrimeve të lindjes u ndërpe edhe rruga tregtare me minierat në Afganistanin e sotëm nga ku importohej bakri për prëpunimine veglave dhe armëve prej bronzit. Me shembjen e kësaj rruge tregtare u shembën edhe qytetrimet tjera përreth. Kjo është periudha e humbjeve njerzore, migrimeve të mëdha, shemjes së qytetrimeve, diturisë dhe e civilizimit në përgjithësi. Kjo është edhe periudha e tkurrjes së trojeve shqip folëse apo të themi të dijalektit Geg të popujve Iliro-pellasg-dardan por edhe periudha e lindjes së gjuhëve të reja apo popujve të ri indo-evropian. Nuk ka prova që kjo periudhë ka përjetuar edhe humbje njerzore nga pandemite virusale, por mungesa e provave nuk është provë që nuk ka pas sëmundje pandemike sepse në disa ruina në lindjen e afërme janë gjetë shkrime kuneiformë që vërtetojnë se disa qindra vite para Kollapsit të civilizimit të bronzit ka pas përhapje të sëmundjes së Leprozëz.

Nga kjo periudhë na vijnë shumë shkrime kuniformë që flasin për kollapsin e civilizimit të bronzit.

Ashurbanipal ishte një mbret Asirian dhe mbreti i fundit i fuqishëm i Perandorisë Neo-Asiriane (934-609 p.e.s.). Ai është i famshëm për grumbullimin e një sasie të konsiderueshme dokumentesh kuneiforme në pallatin e tij mbretëror në Ninive. Ky koleksion, i njohur si Biblioteka e Ashurbanipalit, tani është e vendosur në Muzeun Britanik.

Ne sot jemi shumë më inteligjent se pararrdhësit tonë 3,200 vite më parë dhe shpresoj që kemi kapaciete dhe inteligjencë shpirtrore të mjaftueshme që mos ta përsërisim fatin e parardhësve tonë apo ndonjë fat edhe më tragjik.   

By admini