Në Shkollën e mesme të Ulqinit një grup i nxënësve ka kaluar më sukses provimin DSD për arritjen e nivelit të njohjes së gjuhës gjermane dhe për këtë janë pajisur me diplomën përkatëse.
Siç mësohet nga një post i Ambasadës gjermane në Podgoricë, shpërndarja e diplomave për nxënësit përfitues u ditë më parë në këtë shkolle, shkruan Ulqini Online.
Në shpërndarjen e diplomave morën pjesë drejtoresha e kësaj shkolle Ardita Kovaçeviq si dhe këshilltari për mësim të gjuhës gjermane Tomas Kumer. Profesori Kumer është kthyer në Mal të Zi, pasi më parë ishte larguar për shkak të pandemisë. Ai tani më nxënësit e dalluar të kësaj gjuhe vazhdon mësimin në shkollën e mesme të qytetit tonë.
Kujtojmë se diploma DSD (DSD, Deutsches Sprachdiplom) është diplomë që i përgjigjet nivelit B1 të Kornizës së përbashkët evropiane