Ilustrim: Nga organizimet e mëhershme

Edhe këtë vit, tashmë tradicionale, do të organizohet Maratona e Pavarësisë Shkodër – Ulqin 2024.

Më 28 Nëntor 2024. në orën 9:00, përballë Bashkisë së Shkodrës, do të bëhet nisja e maratonistëve, ndërsa caku përfundimtar do të jetë Ulqini, përballë ndërtesës së Komunës.

Për të tre vendet e para, në të dyja kategoritë si meshkuj edhe femra, janë paraparë shpërblime. Shpërblimet për fituesit për të dy kategoritë janë: vendi i I-rë 1000,00 euro, vendi i II-të 600,00 euro dhe vendi i III-të 400,00 euro

Organizimi i këtij aktiviteti shumë të rëndësishëm, jo vetëm sportiv, bëhet nga OJQ Kultura fizike në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës.

By admini